Analiza

Më pak konsumatorë do të dhurojnë lojëra gjatë këtij viti

Publikuar , 16 Tetor 2009
0
Më pak konsumatorë do të dhurojnë lojëra gjatë këtij viti

Gejmerët që shpresojnë të përfitojnë dhurata gjatë festave të fundvitit për konzolat e tyre më të fundit dhe pajisjet e tyre portabile, le të kursejnë më shumë të holla për të blerë titujt më të dëshiruar për ta. Sipas një ankete të kryer nga kompania hulumtuese e tregut NPD Group, thuhet se përqindja e konsumatorëve amerikan që kanë për qëllim të blejnë lojëra si dhuratë është në rënie.

20% e 2.000 pjesëmarrës të anketuar gjatë muajit të kaluar nga NPD Group presin ti dhurojnë dikujt lojë në fund të vitit, që është 22% më pak në krahasim me vitin e kaluar. Gjersa rënia është e butë, lojërat një prej vetëm dy kategorive në top dhjetëshe, për tu bërë më pak të pëlqyera për dhuratë. Diku rreth 34% e të anketuarve planifikojnë të dhurojnë lodra, që është vlerë në rënie në krahasim me 37% të vitit të kaluar. Librat, elektronika, muzika dhe ushqimi, janë produkte që kanë shënuar një rritje prej 1% prej viti në vit, gjersa produktet tjera si veshje dhe filma nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim në qëllimin e dhurimit.

NPD Group gjithashtu ka kuptuar se konsumatorët planifikojnë që në përgjithësi të shpenzojnë më pak gjatë festave të fundvitit. Kur janë pyetur nëse planifikojnë të shpenzojnë më shumë, ata janë përgjigjur me të njëjtën vlerë ose me më pak shpenzime, në krahasim me të njëjtën përudhë të vitit të kaluar, kur përqindja e shpenzimit ishte në 30%.

“Mendojë se konsumatorët do të shikojnë për dhuratën e duhur, në vend të asaj më të veçantës apo më të shtrenjtës” tha Cohen në një deklaratë të NPD. “Kjo në kombinim me numrat e butë nënkupton se ka ngritje në krahasim me vitin e kaluar, dhe mendojë se ne do të shohim një rritje, ndoshta diku rreth 0.5 ose 1.5% në të gjitha kategoritë” 

LEXO EDHE:  5 trendet kryesore të smartfonëve në 2019-ën

Në industrinë e lojërave, analistët presin një rritje rikthyese pozitive në pjesën e mbetur të vitit 2009. Ky rikthim pritet të fillojë gjatë kësaj jave, kur edhe priten të paraqiten figurat e NPD, prej të cilave analistët presin se do të thyejnë krizën gjashtë mujore të shitjeve negative.

Lajmet e fundit>