Siguri

Më parë si student, tani si spiun ndërkombëtar

Publikuar , 04 Prill 2012
0
Më parë si student, tani si spiun ndërkombëtar

Kriminel kibernetik në fjalë është Gu Kaiyuan, i cili më parë kishte vazhduar studimet postdiplomike në një universitet kinez që merr mbështetje financiare nga qeveria për programin e vet të sigurisë dhe për momentin është punëtor në portalin kinez Tencent. Përpara se Kaiyuan të fillonte këto, që quhet përgjithësisht si fushata Luckycat, ai ishte i përfshirë në rekrutimin e studentëve për hulumtimin e sigurisë dhe mbrojtjes së sigurisë së kompjuterëve të shkollës. Me pak fjalë, ai ishte personi i cili duhej të drejtonte një fushatë për të treguar për rëndësinë e kësaj fushe.

Një raport për fushatën nga ndërmarrja për sigurinë në cloud, Trend Micro, tregon që autorët e krimit të fushatës Luckycat filluan rreth qershorit të vitit 2011, duke i vënë në cak hulumtimet e ushtrisë në Indi dhe “subjektet e ndjeshme” në Japoni, e po ashtu edhe janë në përqendruar në aktivistët tibetianë. Kompjuterët e sulmuar ishin përgjuar me kode të posaçme për të mbrojtur suksesin e fushatës. Gjithsej 233 kompjuterë ishin hakuar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Facebook vë në shënjestër nacionalizimin e bardhë

Lajmet e fundit>