Lajmet

Me patentën më të fundit Google synon t’i bëjë përdoruesit më zbavitës se kurrë

Publikuar , 06 Janar 2014
0
Me patentën më të fundit Google synon t’i bëjë përdoruesit më zbavitës se kurrë

comicMund të duket disi e çuditshme, por Google ka regjistruar një patentë nëpërmjet së cilës synon t’i bëjë përdoruesit sa më zbavitës.

Më konkretisht, Google ka ndërmend që të shndërrojë statuset e mërzitshme të përdoruesve në Facebook në karikatura komike.

Nuk janë zbuluar ende shumë detaje, por ideja është që përdoruesit do t’i ofrohet një ndërfaqe e thjeshtuar në mënyrë që të ketë mundësi të integrojë karikaturën tek një rrjet social i caktuar ose në një faqe chat-i.

E veçanta e karikaturave komike është fakti që ato mundësojnë shfaqjen e veprimeve apo emocioneve ekstreme në një mënyrë të pafajshme.

Karikaturat e Google mund të përdoren për të shprehur dicka me të vërtetë për të qeshur që sapo ju ndodhi, por që është e vështirë t’i bëjë të tjerët të qeshin në qoftë se nuk kanë qenë vetë prezentë në situatën përkatëse.

Është e sigurt që të gjithë do të argëtohen me atë situatë në qoftë se ju e shprehni me disa fjalë të ekzagjeruara të shoqëruara këto me një karikaturë të çuditshme. Në vazhdim, me siguri edhe Facebook do të përpiqet të krijojë diçka të ngjashme ose akoma më të përmirësuar. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  YouTube do të fshehë numrin e saktë të ndjekësve