Blog

Me përjashtim të Bitcoin, Facebook Libra është një hap përpara të gjitha kriptomonedhave të tjera

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Korrik 2019
0
Hulumtimi është realizuar nga brokeri Amerikan eToro dhe gjeti se 58% e të rriturve Amerikanë kanë dëgjuar për bitcoin ndërsa Facebook Libra tashmë njihet nga 16% e tyre me vetëm një muaj nga prezantimi. Me përjashtim të Bitcoin, Facebook Libra është një hap përpara të gjitha kriptomonedhave të tjera

Bitcoin është në mesin tonë prej mese një dekade tashmë. Por konkurrentët më të mëdhenj të kriptomonedhës si ethereum, litecoin dhe XRP të cilët janë prej 4 deri në 7 vite në treg, me përjashtim të bitcoin të gjithë po eklipsohen nga kriptomonedha ende e pa lançuar e Facebook Libra.

Nga projekti Libra më së shumti ka përfituar bitcoin vlera e të cilit u rrit me shpejtësi për shkak të interesit të shtuar rreth kriptomonedhave nga projekti i gjigantit të medias sociale. Megjithatë nuk ka vonuar as uji i ftohtë i rregullatorëve dhe autoriteteve ndaj ambicieve të Facebook.

Një anketë e realizuar së fundi gjeti një interes substancial për rivalin e bitcoin pavarësisht mungesës së besimit të Facebook. Njerëzit sot janë më të interesuar për Facebook Libra sesa kriptomonedha të cilat janë prej kohësh në treg si ethereum, litecoin apo XRP.

Hulumtimi është realizuar nga brokeri Amerikan eToro dhe gjeti se 58% e të rriturve Amerikanë kanë dëgjuar për bitcoin ndërsa Facebook Libra tashmë njihet nga 16% e tyre me vetëm një muaj nga prezantimi.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, njihet vetëm nga 125 e të anketuarve që kur hyri live në Korrik të 2015-ës. Lehtësisht mund të mendohet se kriptomonedhat më të vogla si litecoin dhe XRP janë edhe më poshtë.

Megjithatë anketa sugjeron se njerëzit mund të kenë të njëjtën gatishmëri për ti besuar Facebook. 54% e të anketuarve shprehën dyshime për menaxhimin e të dhënave personale nga Facebook dhe vetëm 17% e tyre ishin të gatshëm ti besonin rrjetit social paratë e tyre në të njëjtën mënyrë siç bëjnë me bankat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Maps teston dy funksione të cilat mund tu "shpëtojnë" kokën

Lajmet e fundit>