Lajmet

Me projektin “Plug-n-Hack” Mozilla synon të bëjë integrim më të mirë të mjeteve të sigurisë

Publikuar , 24 Gusht 2013
0
Me projektin “Plug-n-Hack” Mozilla synon të bëjë integrim më të mirë të mjeteve të sigurisë

Mozilla është duke e zhvilluar një protokoll që synon t’iu mundësojë mjeteve të sigurisë dhe shfletuesve të uebit që të punojnë më mirë së bashku.

Konfigurimi i një shfletuesi të uebit për të punuar me një vegël të sigurisë kërkon shkrimin e platformës dhe shtojcave të posaçme të shfletuesit, që është një proces jo i thjeshtë që mund të dekurajojë njerëz me më pak përvojë, shkroi Simon Bennets, që është një inxhinier për automatizim të veprimeve që kanë të bëjnë me sigurinë në Mozilla, gjatë të enjtes.

Standardi i propozuar, i quajtur “Plug-n-Hack” do të përcaktojë se si shtojcat e sigurisë mund të punojnë me një shfletues në një rrugë më të dobishme, shkroi Bennetts. PnH do t’i mundësojë mjetit të sigurisë që të “deklarojë funksionimin që ata e mbështesin që është i përshtatshëm për t’u kërkuar drejtpërdrejt nga shfletuesi.”

Sipas rregullimit të tanishëm, nëse një përdorues dëshiron, për shembull, të ndërveprojë trafikun e HTTPS, përdoruesi duhet të konfigurojë lidhjet proxy përgjatë veglës dhe shfletuesit siç duhet dhe të fusë certifikimet e veglave SSL (Secure Sockets Layer), shkroi Bennetts.

“Nëse ndonjëri nga këta hapa kryhet jo siç duhet, atëherë shfletuesi me gjasë do të dështojë të lidhet me ndonjë uebfaqe – gjetja e gabimeve të tilla mund të jetë shqetësuese dhe shpenzuese e kohës,” shkroi Bennetts.

Përdoruesit po ashtu duhet të kalojnë shpesh përgjatë veglës dhe shfletuesit të tyre për të ndërprerë një kërkesë HTTPS. “PnH iu mundëson mjeteve të sigurisë që të deklarojnë funksionimin që ata e mbështesin që është i përshtatshëm për thirrje të drejtpërdrejtë nga shfletuesi,” shkroi Bennetts.

“Një shfletues që mbështet PnH pastaj mund t’iu mundësojë përdoruesve që të thërrasin funksione të tilla pa pasur nevojë që të bëhet kalimi në dhe nga vegla e sigurisë.” Protokolli PnH është duke u dizajnuar që të jetë i pavarur nga shfletuesi dhe vegla. Futja për Firefox është lëshuar sipas Licencës Publike të Mozilla-s, 2.0 dhe mund të futet në produktet komerciale pa pagesë,” shkroi Bennetts. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kina indentifikon njerëzit për nga mënyra e ecjes

firefoxsecurity

Lajmet e fundit>