Analiza

Me rritjen e shitjeve të lojërave do të udhëheqë PS3

Publikuar , 09 Tetor 2009
0
Me rritjen e shitjeve të lojërave do të udhëheqë PS3

Analistit gjithashtu ka parashikuar se do të jetë Playstation 3 e jo Nintendo Wii, që do të udhëheqë shitjet e konzolave të muajit, kur NPD do të shpalos figurat gjatë javës së ardhshme

”Pas gjashtë muajve të vazhdueshëm me rënie dyshifrore, ne presim një kthim të rritjes së shitjeve (në softuerin e video lojërave)”, tha Patcher në shkrimin e tij për klientë. “Ne parashohim shitje mbi 750 milion dollarë (rritje 21%), në krahasim me 618 milion dollarë të vitit të kaluar”.

Kjo është një shenjë e mirë pas disa muajve rënie, dhe më në fund industria e lojërave po rikthehet në binarët e saj. Megjithatë, shitjet e përgjithshme janë ende larg figurave të vitit 2008.

Fitore e PS3?

Por tema e radhës së Patcher është ajo që me lehtësi do të mund të tërheq shumicën e vëmendjes. Sipas analistit në fjalë, ai parasheh që figurat e shtatorit të NPD-së do të tregojnë një shitje hardueri Wii prej 390.000 njësi (45% më pak sesa vitin e kaluar), 350.000 njësi Xbox 360 (1% më shumë sesa në vitin e kaluar), dhe 410.000 konzola PS3 (rritje prej 76% prej viti në vit), pasi që shkurtimet e çmimeve për të tri konzolat ka rritur kërkesën.”
Megjithëse Patcher ka shprehur mendimin se shitjet e konzolave do të jenë “relativisht të njëjta për bilancin e vitit”, por ai gjithashtu ka thënë se shkurtimet e çmimeve mund të sjellin “përfitimet më të mëdha për PS3” gjatë muajve të ardhshëm. Jo vetëm që Patcher beson se konzola e Sony do të tejkalojë shitjet e Xbox 360, por ai me bindje deklaron se Playstation 3 do të udhëheq në shitje para Xbox 360, deri në fund të vitit.

LEXO EDHE:  Pse telefonët tanë kanë nevojë për më shumë se një kamër?


Një shkurtim tjetër i çmimit për Xbox 360?

Patcher nuk është i bindur se shkurtimet e çmimeve kanë përfunduar. Ai shkroi se “Microsoft ka aftësinë për të ulur edhe një herë çmimet”, por paralajmëroi një skenarë të mundshëm që do të kishte si rezultat “një Xbox 360 me më shumë veçori në fillim të vitit 2010 (sipas të gjitha gjasave një HDD 250GB), me çmimin e njëjtë prej 299 dollarë. “Kjo kompani do të mund të shkurtojë çmimin e konzolës nëse “fillon të humb pjesëmarrje të theksuar në treg nga Sony”

Sado interesante që janë, komentet e Patcher në këtë pikë janë tërësisht spekulime. Prisni figurat zyrtaret të shitjes gjatë javës së ardhshme, kur NPD do t’i plasojë ato.

Lajmet e fundit>