Lajmet

Me “Secret of Success” Komisioni Evropian promovon sipërmarrjet e vogla dhe te mesme, ICTSmedia përfaqëson Shqipërinë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Prill 2019
0
Në “Secret of Success” Kushtrim Shala dhe shtëpia Botuese ICTSmedia folën për sfidat me të cilët përballen sipërmarrësit në Shqipëri dhe si të përballemi me to. Me “Secret of Success” Komisioni Evropian promovon sipërmarrjet e vogla dhe te mesme, ICTSmedia përfaqëson Shqipërinë

“Secret of Success”, një raport që përpilohet dy herë në vit në nderim të sipërmarrjeve të suksesshme në mbarë Evropën dhe vendet COSME, është rikthyer këtë vit me një kohortë tjetër inovatorësh.

Me “Secret of Success” Komisioni Evropian promovon sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet anëtare dhe vendet COSME. Sipëmarrësit vinë nga një gamë e gjerë sektorësh duke sjellë llojshmëri eksperiencash.

Shtëpia Botuese ICTSmedia, publikuese e PCWorld.al, CiO.al dhe GameWorld.al, organizatore e garës prestigjioze në fushën e teknologjisë Albanian ICT Awards dhe themeluese e qendrës multifunksionale ICTSlab dhe mbështesëse e një sërë aktivitetesh në teknologji përfaqëson Shqipërinë në këtë raport.

Pjesë e këtij raporti janë sipërmarrjet nga 35 vende Evropiane, anëtare në BE dhe vende COSME ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Raporti përmban histori unike të njerëzve që me trimëri kanë vendosur të hedhin hapin tjetër drejt përmbushjeve të ëndrrave, të cilat duhet të na inspirojnë për të zbuluar botën e sipërmarrjeve dhe pse jo motivuar që fillojmë sipërmarrjen tonë.

Me gjithë diferencat e tyre, të gjithë ndajnë dy vlera: “Të mësosh nga dështimi” dhe “Ndërtosh ekip më të mirë.”

Për Komisionin Evropian rrugëtimi i sipërmarrjeve të përmendura, ku përfshihet edhe ICTSmedia nën flamurin shqiptar, janë shembull më i qartë i përkushtimit, dedikimit dhe inspirimit.

Në “Secret of Success” Kushtrim Shala dhe shtëpia Botuese ICTSmedia folën për sfidat me të cilët përballen sipërmarrësit në Shqipëri dhe si të përballemi me to.

Albanian ICT Awards ka përgjigjen dhe i shërben mësë miri kauzës së Komisionit Evropian ku prej 7 vitesh është vënë kërkim të identifikimit, vlerësimit dhe shpërblimit të sipërmarrësve shqiptarë në teknologji dhe po shkon drejt finalizimit të një tjetër viti të suksesshëm.

LEXO EDHE:  A është ky dizajni final i Galaxy S10?

Bashkëthemeluesi i Albanian ICT Awards beson se janë përkushtimi dhe puna e palodhur ata që e bëjnë një njeri të suksesshëm.

Shqipëria prej kohësh ka vuajtur nga “tharja e trurit” dhe ekspertiza mbetet ekskluzivitet i huaj në vendin tonë. Kjo më ka bërë të krijoj ICTSmedia, sot një shtëpi botuese lider në teknologji në rajon.

Me këtë kompani kishim për qëllim të krijonim një platformë për shqiptarët e pasionuar në teknologji së bashku me një strategji për joshjen e talenteve drejt eksportimit e produkteve, dijeve dhe sipërmarrjeve kombëtare në teknologji.”

“Mungesa e suksesit ju detyron të ndryshoni perspektivën dhe nganjëherë ky ndryshim perspektive është ajo që ju duhet për të qenë të suksesshëm.”/PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>