Vëzhgim

Më shumë detaje mbi EXOdesk

Publikuar , 12 Dhjetor 2011
0
Më shumë detaje mbi EXOdesk

E para është se ExoPC ka dy modele në zhvillim – një që thjeshtë është një ekran i jashtëm dhe një tjetër që integrin një Core i7 të plotë që bazohet në Windows 7. Aplikacionet e dizajnuara në mënyrë speficike për EXOdesk, të koduara në HTML5 do të jenë në gjendje për tu shkarkuar nga EXOstore.

Kompania veçse ka bërë të ditur një numër të programeve të planifikuara, duke përfshirë lexuesin e lajmeve, tastierën virtuale, lojërat për bord dhe instrumentet muzikore. Gjithashtu duket se ViewSonic do të demonstrojë produktin e saj 32 inç në formë të EXOdesk në kuadër të panairit CES, megjithëse ende nuk dihet nëse kompania do të fillojë me shitjen e një njësie të këtillë apo jo. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>