Harduer

Më shumë probleme për AMD, plasariten çipet grafike të modeleve RX 6000

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Janar 2023
Ai teorizon se versioni më të fundi Adrenalin i driverave ka shtyrë performancën më lart dhe disa modele RX 6000 nuk e kanë përballuar. Më shumë probleme për AMD, plasariten çipet grafike të modeleve RX 6000

Disa karta grafike RX 6000 nga AMD kanë dështuar me disa konsumatorë të cilët panë pllakën grafike të thyhej plotësisht.

Një dyqan riparimi në Gjermani solli rastin në vëmendjen e mediave përmes kanalit të tij në YouTube duke dhënë edhe prova vizuale të një zhvillimi shqetësues.

KrisFix tha se në tre javët e fundit ka marrë 61 karta grafike AMD për riparim, kryesisht modelet RX 6900 dhe RX 6800 ku 48 prej tyre kishin të njëjtin problem, plasaritje të pllakës grafike.

Në rastin më të keq ai do të shikonte vetëm 10 përqind të kartave grafike të mbërritura për riparim të kishin problem katastrofik siç është plasaritja.

Të gjitha kishin një të përbashkët, driverin më të fundit grafik nga AMD.

KrisFix tha se është e vështirë të arrihet në një përfundim se nga ka ardhur kjo, por shpeshtësia e hasur e problemit e bën shqetësues.

Ai hedh teorinë se versioni më të fundi Adrenalin i driverave ka shtyrë performancën më lart dhe disa modele RX 6000 nuk e kanë përballuar.

Ai kërkoi që përdoruesit të jenë më të kujdesshëm ndërsa ekziston mundësia që problemi të jetë i kufizuar vetëm në një seri dhe jo të gjitha modelet RX 6000.

Ekzistojnë gjasat që gamerat të kenë blerë edhe karta grafike të përdorura më përpara siç është gërmimi i kriptomonedhave dhe në mënyrë të papritur kanë përfunduar në probleme të tilla.

Vlen të theksohet se versioni më i fundit i driverave ka shtyrë temperaturën e grafikave më lart por mbetet për tu parë sesa i përhapur është ky problem. Nëse nuk ka të bëjë me driverat, 2023 mund të jetë i vështirë për Ekipin e Kuq. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dropbox do të enkriptojë të dhënat e përdoruesve biznes në cloud