Vëzhgim

Më shumë se 1,000 aplikacione për Samsung TV

Publikuar , 14 Tetor 2011
0
Më shumë se 1,000 aplikacione për Samsung TV

Sammyhub raporton që dyqani i aplikacioneve për qendrën televizive tani është duke pasur rreth 50,000 shkarkime çdo ditë, me rastin që përdoruesit po fillojnë të kuptojnë mundësitë që ofrohen nga veglat dhe shërbimet e palës së tretë që mund t’i zgjerojnë aftësitë e televizioneve të tyre.

Në maj, Samsung kishte kaluar kaluar kufirin prej 5 milionë shkarkimesh, vetëm një vit pasi që u lëshua dyqani. I është dashur kësaj ndërmarjeje koreane më pak se muaj që ta kalojë dyfishin e numrit të shkakrimeve.

Në këtë kohë, aplikacione më të njohura janë YouTube, Google Maps, Accuweather, Vimeo – ky lloj kryesimi  duket që nuk ka ndryshuar në pesë muajt që kemi kaluar, me të njëjtët aplikacione që i mbajnë vendet e tyre në pjesët e sipërme të tabelave./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë është WiGig dhe ku ndryshon nga rrjetet tradicionale Wi-Fi?

Lajmet e fundit>