Harduer

Me Surface Duo 2 Microsoft rregullon çdo gabim të gjeneratës së parë

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Shtator 2021
Surface Duo 2 ka një gungë dukshëm më të madhe të kamerës së pasme. Kjo sepse Surface Duo 2 ka një sistem kamerash më të fuqishëm dhe më të aftë sesa paraardhësi. Me Surface Duo 2 Microsoft rregullon çdo gabim të gjeneratës së parë

Përpjekja e parë e Microsoft për të sjellë në treg një pajisje Android me dy ekrane që palosen nuk ishte një sukses. Hardueri jo shumë volitshëm dhe softueri problematik dëmtuan atë që mund të kishte qenë një eksperiencë e veçantë.

Por me Surface Duo 2 kompania dëshiron të rregullojë çdo gabim duke u përqendruar tek mangësitë e paraardhësit.

Surface Duo 2 ka një gungë dukshëm më të madhe të kamerës së pasme. Kjo sepse Surface Duo 2 ka një sistem kamerash më të fuqishëm dhe më të aftë sesa paraardhësi.

Modeli origjinal kishte një sensor të vetëm 11-megapiksel mbi ekranin e djathtë. Përdoruesit duhet të përdornin pikërisht këtë kamër për fotot selfie dhe ato të zakonshme.

Me kamerat e reja Surface Duo 2 mundëson kapjen e një varietet fotosh. Sistemi i ri përbëhet nga një sensor 12-megapiksel me kënd të gjerë, një sensor 12-megapiksel telefoto dhe një sensor 16-megapiksel me kënd ultra të gjerë.

Kamerat janë pajisur me autofokus dhe stabilizim optik. Microsoft ka përditësuar edhe ekranet PixelSense. Modeli i ri ka panele disi më të mëdha prej 5.8-inç që kur kombinohen krijojnë një ekran 8.3-inç. Jo vetëm që kanë shkëlqim më të lartë por edhe frekuencë më të lartë prej 90Hz.

Një sistem ri audio është implementuar. Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 888 dhe 8GB RAM, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Surface Duo që kishte Snapdragon 855.

Mbi të gjitha kalimi në procesorin e fundit të Qualcomm sjell teknologjinë 5G në Surface Duo. Bateria prej 4,449 mAh ushqen telefonin së bashku me ushqyesit 23W USB-C.

Porositë për Surface Duo 2 janë hapur nga dita e sotme ndërsa është në dyqane më 21 Tetor. Pajisje fillon nga 1,499 dollarë për modelin 128GB. Variantet 256GB dhe 512GB do të kushtojnë 1,599 dhe 1,799 dollarë respektivisht. Telefoni do të shitet në Austri, Britani, Kanada, Francë, Gjermani, Irlandë, Japoni, dhe Zvicër. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft shtyn debutimin e Halo Infinite për vitin e ardhshëm