Biznes

Me uljen e çmimit, iPhone do të mund të blihej nga gjysmë miliard njerëz

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Me uljen e çmimit, iPhone do të mund të blihej nga gjysmë miliard njerëz

Një iPhone më i lirë do t’ia mundësonte ndërmarrjes Apple qasjen në një treg të ri më të madh, ku sipas një parashikimi të bërë nga analisti i Piper Jaffray, Gene Munster, i cili tregon që një ulje e këtillë e çmimit do të mund të sillte 580 milionë njësi të shitura të kësaj pajisjeje.

Thashethemet kanë qarkulluar së fundi që Apple do të paraqes një iPhone me çmim më të lirë për të arritur tek tregjet që janë duke u zhvilluar dhe duke i bërë sfidë Android-it.

Duke supozuar se thashethemet janë të sakta, Munster beson që një telefon do të mund të sillte një ngritje të madhe të tregut të Apple.

“Ne besojmë që tregu i smartfonëve (mbi 400 dollarë pa kontratë) për vitin kalendarik 2013 do të jetë rreth 320 milionë njësi të shitura, nga të cilat ne besojmë që Apple do të merr 50 për qind të tregut”,- tha Munster gjatë një ligjërate për investitorë gjatë ditës së enjte.

“Ne besojmë që kjo nënkupton që Apple është duke humbur 65 për qindëshin tjetër të tregut, ose 580 milionë njësi, duke ditur këtë linjë të tanishme të produktit pa një telefon me çmim më të ulët.”

Munster parashikon që Apple do të zbulojë një iPhone me çmim më të ulët gjatë këtij viti për të adresuar atë pjesë që po mungon të tregut.

Sidoqoftë, ai nuk ka thënë se çfarë përqindje të tregjeve të vogla mund të fitojë ndërmarrja Apple. (PC World Albanian)

iphone5

LEXO EDHE:  Ja sa iPhone ka shitur Apple në fund të 2018-ës

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>