Lajmet

Me Ultimate Sound Control kontrolloni çdo tingull të telefonit tuaj Android

Publikuar , 28 Tetor 2013
0
Me Ultimate Sound Control kontrolloni çdo tingull të telefonit tuaj Android

Opsionet e zakonshme për të kontrolluar tingujt në Android lënë hapësirë për të shpresuar për përmirësim të mëtejshëm dhe iu mundësojnë që të ndryshoni njoftimet, thirrjet, mediat ose madje të zgjidhni se cilët tinguj për njoftime duhet të dëgjohen dhe kur.

Ultimate Sound Control e ndryshon tërë këtë dhe e bën pikërisht atë që po e tregon vetë emri i tij.

Ultimate Sound Control iu mundëson që t’iu qaseni të gjitha opsioneve për tinguj në telefon dhe të rregulloni individualisht nivelet e tingujve, në vend se t’i bashkoni ato sipas mënyrës siç e bën vetvetiu Androidi.

Ju mund të rregulloni zërin për thirrje, media, njoftime, alarme dhe sisteme në secilin sistem që doni dhe t’i rregulloni ato në mënyrë të pavarur.

Ju më pas mund të zgjidhni tinguj që lëshohen për ngjarje të ndryshme, ose madje të zëvendësoni skedarët e tingujve individualë me njoftime sipas zgjedhjes suaj. Aplikacioni madje bën disa ruajtje të skedarit origjinal në rast se ju duhet për të bërë rikthimin e tyre.

Ultimate Sound Control është falas në Google Play, falë zhvilluesit që është anëtar në forumin XDA, nagasgura.

Versioni pro i aplikacionit iu mundëson që të zëvendësoni skedarët e njoftimeve me tingujt që vetë i keni vendosur dhe kushton 2 dollarë. Ju po ashtu mund t’i merrni ata në forumet e zhvilluesve XDA. Klikoni më poshtë për ta marrë atë nga Google Play.

Ultimate Sound Control (Falas) | Google Play

Ultimate Sound Control Pro (2 dollarë) | Google Play (PCWorld Albanian)

Ultimate Sound Control

LEXO EDHE:  Kush ka nevojë për telefon me ekran me palosje kur mund të blini një me tastierë

Lajmet e fundit>