Lajmet

Me versionin e ri Firefox do të bëhet shumë më i shpejtë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 21 Maj 2019
0
Nga ana tjetër përdoruesit mund të vendosni çfarë shtojcat duan të aktivizojnë dhe cilat jo kur janë duke shfletuar privatisht. Me versionin e ri Firefox do të bëhet shumë më i shpejtë

Firefox mori një rritje të konsiderueshme shpejtësie shfletimi vitin e kaluar me debutimin e modelit Quantum dhe tashmë do të bëhet edhe më shpejtë.

Versioni më i fundit i Firefox i jep prioritet performancës duke rritur shpejtësinë e shfletimit nga 40 deri në 80%. Shfletuesi tashmë do të ndalojë nga funksioni tabet e pa përdorura, skripet e përdorura shumë pak dhe të gjithë punën e panevojshme gjatë lançimit.

Gjithashtu ky version sjell edhe disa funksione të reja privatësie përfshirë mbrojtjen e gjurmët dixhitale dhe një bllokues të skripteve për gërmimin e kriptomonedhave.

Shfletimi privat tashmë do të personalizohet. Ju nuk keni pse të vendosni manualisht fjalëkalime sa herë që hapni një faqe kur jeni në shfletimin privat. Uebsajtet do të ruajnë fjalëkalimet siç ndodh në shfletimin normal.

Nga ana tjetër përdoruesit mund të vendosni çfarë shtojcat duan të aktivizojnë dhe cilat jo kur janë duke shfletuar privatisht.

Funksione të tjera të reja janë një përditësim i formatin AV1 për luajtje më të rrjedhshme të videove dhe një përditësim në WebRender i cili do ta bëjë shfletimin të duket më i shpejtë dhe më efikas. Versionin e fundit të Firefox mund ta shkarkoni nga kjo lidhje. Ose të përditësoni direkt nga shfletuesi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft tërheq paralajmërimet për përdoruesit që instalojnë Chrome dhe Firefox në Windows 10

Lajmet e fundit>