Harduer

Me WearOS 3 Google lë jashtë thuajse të gjitha orët ekzistuese

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Korrik 2021
Dhe më e keqja është se Google parashikon që WearOS 3 të mbërrijë tek këto orë në gjysmën e dytë të 2022, që do të thotë mëse 1 vit. Me WearOS 3 Google lë jashtë thuajse të gjitha orët ekzistuese

Në konferencën I/O të këtij viti Google lajmëroi shkrirjen e WearOS me Tizen. Që atëherë kompania gradualisht ka sjellë më shumë detaje në lidhje me versionin e ardhshëm të sistemit operativ për veshjet inteligjente.

Tashmë ka detajuar edhe versionin e ardhshëm që do të jetë WearOS 3. Versioni i ri do të përmirësojë eksperiencën e përdoruesve por në disa raste mund të ketë impakt negativ në performancë dhe jetëgjatësi baterie.

Përditësimi kërkon që përdoruesit të rikthejnë orën inteligjente në gjendje fillestare gjatë procesorit të instalimit. Problemi më i madh është se disa orë inteligjente mund të kenë vështirësi me WearOS 3.

Për fat jo të mirë lista e orëve inteligjente që do të marrin përditësimin WearOS 3 nuk është e gjatë. Mobvoi TicWatch Pro 3 dhe TicWatch E3 janë vetëm dy orët që deri tani janë konfirmuar.

Dhe më e keqja është se Google parashikon që WearOS 3 të mbërrijë tek këto orë në gjysmën e dytë të 2022, që do të thotë mëse 1 vit.

Orët e tjera inteligjente nga Fossil, OPPO dhe Mobvoi nuk do të marrin përditësimin edhe pse të gjitha orët prej këtyre brendeve që debutojnë drejt fundit të këtij viti do të mund të marrin përditësimin.

Të gjitha orët e tjera ekzistuese bazuar në Tizen nga Samsung, përfshirë Galaxy Watch 4 nuk do të marrin përditësimin WearOS 3. Pra Google sjell përditësimin WearOS 3 vetëm për orët me procesorin Qualcomm Wear 4100 ndërsa për versionet e vjetra të platformës mbështetja nuk do të ofrohet.

Sakaq orët ekzistuese që nuk marrin WearOS 3 të paktën do të kenë 2 vite përditësime sigurie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Punonjësit e Google do të punojnë në zyra vetëm 3 ditë në javë