Lajmet

Me YouTube Premium përdoruesit mund të shkarkojnë videot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Korrik 2019
0
Në seksionin “Downloads”, përdoruesit mund të zgjedhin kanalet dhe subjektet që duan të shohin offline. Çdo kartë tregon sesa rë gjata janë video në mënyrë që përdoruesit të krijojnë një ide se çfarë janë duke ruajtur. Me YouTube Premium përdoruesit mund të shkarkojnë videot

Raportohet se YouTube ka filluar të ofrojë shkarkime automatike për abonentët me pagesë. Funksioni e bën më të lehtë shikimin e përmbajtjeve offline.

Disa abonentë premium shikuan banera “pop-up” të cilët ofrojnë shkarkimin automatik të temave të preferuara.

Në seksionin “Downloads”, përdoruesit mund të zgjedhin kanalet dhe subjektet që duan të shohin offline. Çdo kartë tregon sesa të gjata janë videot në mënyrë që përdoruesit të krijojnë një ide se çfarë janë duke ruajtur.

Muajin e kaluar YouTube bëri ndryshime të ngjashme në Youtube Music. Nëse jeni një abonent i YouTube Music Premium mund të shkarkoni automatikisht deri në 500 këngë të preferuara që ti dëgjoni kurdo edhe kur nuk keni akses në internet.

Për të kursyer pakon e internetit shkarkimi bëhet vetëm kur jeni i lidhur me Wi-Fi dhe gjatë natës. Shkarkimet automatike të videove të YouTube pritet të sjellin në njëjtën mënyrë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ndryshon mënyrën sesi lajmet shfaqen në rezultatet e kërkimit

Lajmet e fundit>