Softuer

Medal of Honor, më në fund paraqitet në beta version për Xbox 360

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Medal of Honor, më në fund paraqitet në beta version për Xbox 360

Por sot, saktësisht një muaj pas ditës zyrtare për lansim, Electronic Arts ka bërë të ditur se 360 beta është më në fund gati.

“Adhurues të Xbox 360 bëhuni gati – beta e Medal of Honor është gati për ju në Xbox Live!” shkruhet në paralajmërimin e postuar në llogarinë zyrtare të Medal of Honor të EA, në Twitter. Tani ju mund të shkoni në beta ueb faqen e EA dhe të merrni beta çelësin tuaj për Xbox 360, nëse keni një të tillë.

Në anën tjetër, EA gjithashtu ka zgjatur afatin e beta versionit në PC dhe PS3, që ishte planifikuar të përfundojë me 18 korrik, por tani nuk ka ndonjë datë të specifikuar të përfundimit. EA gjithashtu nuk ka specifikuar saktësisht sesa do të zgjat beta, duke pasur parasysh edhe vonesat e shumta në lansim.

Sipas orarit, versioni i ri i Medal of Honor pritet të paraqitet zyrtarisht në treg me 12 tetor.

LEXO EDHE:  Dy javë nga debutimi dhe Devil May Cry 5 ka shitur 5 milion kopje

Lajmet e fundit>