Blog

Media gjermane: Pse Drejtuesi i Teknologjisë në Sunrise, Elmar Grasser vazhdon të mbështetet te Huawei

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Korrik 2020
0
Huawei është shumë përpara dhe, sipas mendimit tonë, më i përparuari. Media gjermane: Pse Drejtuesi i Teknologjisë në Sunrise, Elmar Grasser vazhdon të mbështetet te Huawei

Vendimi i Britanisë kundër komponentëve Huawei në rrjetin 5G po krijon shqetësime. Grupi i telekomunikacionit Sunrise nuk sheh rreziqe të mëdha te Huawei. Drejtuesi i  Teknologjisë Grasser shpjegon pse strategjia e ofruesve gjermanë do të zhgënjejë klientët.

 WirtschaftsWoche: Sunrise mbështetet te Huawei si një furnizues. A nuk duhet që Zvicra të shqetësohet për sekretet shtetërore?

Elmar Grasser: Ne e konsiderojmë sigurinë e të dhënave si diçka jashtëzakonisht serioze – është një nga sfidat më të mëdha të digjitalizimit. Edhe nëse nuk e diskutojmë shumë, jemi shumë vigjilentë. Ne kemi një ekip ekspertësh që monitorojnë rrjetin tonë në çdo kohë dhe përdorin një sistem AI për ta ekzaminuar atë. Jemi shumë të kujdesshëm. Fatkeqësisht, politikanët po kërkojnë një zgjidhje të thjeshtë për një problem kompleks, të ndërlikuar. Ne nuk marrim më shumë siguri në internet duke përjashtuar një prodhues. Rreziku është nga kudo, jo vetëm nga Kina. Ne nuk kemi asnjë provë që Huawei nuk është i besueshëm. Ne mbështetemi te racionaliteti – a ka kuptim që operatori të përjashtojë një nga prodhuesit e paktë të teknologjisë me cilësi të lartë dhe të zvogëlojë konkurrencën? Ne preferojmë të kriptojmë të dhënat e klientit me teknologjinë fundore që as shërbimet sekrete të mos goditen lehtë.

 Ndalimi i Huawei do të sillte gjithashtu edhe fundin për grupin e telekomunikacionit Sunrise. Në këtë rast do të duhet të hidhni poshtë gjithë infrastrukturën tuaj.

Ne nuk kemi asnjë informacion për të justifikuar një ndalim të tillë. Shërbimi zviceran i inteligjencës ka folur kundër përjashtimit. Zvicra si vend është shumë e vogël për strategjinë e të punuarit me furnizues të ndryshëm brenda një rrjeti celular, për të patur kuptim për ne. Por si një vend, ne kemi teknologjitë e tre ofruesve në fillim, në mënyrë që infrastruktura radio celulare të vazhdojë të funksionojë si një e tërë nëse një ofrues dështon. Mbyllja e një rrjeti do të ishte një skenar lufte, atëherë kemi shqetësime të tjera përveç rrjetit 5G. Dhe ne e mbajmë çelësin e kompanisë sonë në duart tona. Nuk është vetëm dikush që e fik atë.

LEXO EDHE:  Instagram do të pyesë për moshën përdoruesit e rinj

 Sa larg është teknologjia e Huawei krahasuar me atë të Ericsson dhe Nokia?

Huawei është shumë përpara dhe, sipas mendimit tonë, më i përparuari. Por Ericsson është gjithashtu shumë i mirë. Nokia aktualisht është disi mbrapa, por kjo do të përshtatet. Ne po ecim shumë mirë me Huawei dhe kemi një rrjet jashtëzakonisht të besueshëm që gjithashtu i ka rezistuar ngarkesave të veçanta të krizës së pandemisë. Kjo varet pjesërisht nga pajisja dhe programi, por gjithashtu pjesërisht edhe nga dizajni i rrjetit tonë. Komunikimi celular është teknologjikisht shumë i ndërlikuar – zgjerimi i vazhdueshëm është si të ndryshoni një gomë në një autobus me shpejtësi të plotë me 140 km / orë në autostradë – pa u vënë re nga pasagjerët. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei