Lajmet

Medium do të ndryshojë mënyrën sesi shpërndan fitimin për krijuesit

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Tetor 2019
0
Ndryshimi më i madh është se shkruesit tashmë do të kompensohen kryesisht për kohën që shpenzojnë abonentët duke lexuar sesa duartrokitjet. Medium do të ndryshojë mënyrën sesi shpërndan fitimin për krijuesit

Medium njoftoi ndryshime të mëdha në Programin e Partneritetit ku abonentë paguajnë për akses në përmbajtje ekskluzive dhe të ardhurat ndahen mes shkruesve.

Ndryshimi më i madh është se shkruesit tashmë do të kompensohen kryesisht për kohën që shpenzojnë abonentët duke lexuar sesa duartrokitjet.

Medium sot ka paguar mëse 6 milionë dollarë në total për 30 mijë shkrues. Kur u lançua në fillim kjo formulë, duartrokitjet dhe koha e leximit ishin të barabarta kur përcaktohej shpërndarja e të ardhurave por tashmë ky i fundit ka fituar vëmendjen më të lartë.

Më specifikisht Medium do të kompensojë krijuesit në bazë të kohës aktive të leximit dhe nuk ka për të funksionuar nëse dikush hap një shkrim dhe thjeshtë lë dritaren e hapur pa lexuar asgjë.

Përveç ndryshimeve në shpërndarjen e të ardhurave, Medium do të ndryshojë edhe frekuencën e përllogaritjeve nga javore në ditore. Megjithatë duartrokitjet nuk kanë për të ikur askund për momentin.

Kur përdoruesit duartrokasin shkrimet tuaja, këta të fundit tregohen për një audiencë më të gjerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pinterest vlerësohet mbi parashikimet me 12.7 miliardë dollarë

Tags >

Medium
Lajmet e fundit>