Harduer

Memoria e re Samsung dërgon smartfonët në nivelin e laptopëve

Publikuar , 30 Janar 2019
0
Vitin e kaluar kompania prezantoi memorien e brendshme 512GB për telefonët. Prodhimi në masë filloi në Nëntor të 2017-ës. Memoria e re Samsung dërgon smartfonët në nivelin e laptopëve

Samsung ka nisur prodhimin në masë të memories 1TB për smartfonët bëri të ditur kompania.

eUFS 2.1 1TB do të sjellë nivele kapaciteti të ngjashme me ato të laptopëve tha gjiganti Korean.

Vitin e kaluar kompania prezantoi memorien e brendshme 512GB për telefonët. Prodhimi në masë filloi në Nëntor të 2017-ës.

eUFS 2.1 1TB ka të njëjtin paketim dhe përbëhet nga 16 nivele memorie flash V-NAND.

Mund të lexojë deri në 1,000 megabajt për sekondë. Kjo memorie do tu mundësojë kamerave të realizojnë video me 960 frekuenca në sekondë.

Përveç çipeve të memories për smartfonët, Samsung shet memorie 256GB eUFS për automobilat. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shefi i Samsung i quan problemet e Galaxy Fold të "turpshme"

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>