Harduer

Memorja Optane nuk duhet të injorohet në laptopin e ri Asus VivoBook Pro 15

Publikuar , 29 Maj 2017
0
Memorja Optane nuk duhet të injorohet në laptopin e ri Asus VivoBook Pro 15

Me modelet e reja Asus VivoBook Asus ka vendosur të shtojë një shije premium tek laptopët e kësaj linje.

Dy Vivobook-ët e rinj të prezantuan ditën e Hëne janë VivoBook S15 dhe VivoBook Pro 15. Duke filluar me të parin, ai vjen me ekran 15.6 inç, GeForce 940MX dhe procesor dy bërthamësh Kaby Lake nga Core i3 në Core i7.

Avantazhi kryesor qëndron tek materialet e ndërtimit prej alumini që nuk do ti gjeni një laptop tjetër 499 dollarësh.

Asus gjithashtu prezantoi VivoBook 15 Pro i cili ka një karakteristikë të veçantë: memorjen super të shpejtë Intel optane.

Megjithatë ai vijon të ngelet tek laptopët buxhetorë. Specifikat e VivoBook fillojnë nga Intel Core i5 Kaby Lake në Core i7, 16GB RAM dhe grafika GTX 1050.

Laptopi fillon nga 799 dollar ku bazike janë procesori katër bërthamësh dhe GeForce GTX 1050. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Roaming falas mes 6 vendeve të Ballkanit, ja plani

Lajmet e fundit>