Lajmet

Menaxhimi i kopjeve rezervë të të dhënave në Google Drive tashmë më i lehtë

Publikuar , 12 Dhjetor 2016
0
Menaxhimi i kopjeve rezervë të të dhënave në Google Drive tashmë më i lehtë

dropbox-backups-100697898-largeMund të mos jetë një veçori e dëgjuar shumë por aplikacioni Drive i Google vazhdimisht ka ruajtur kopje rezervë të të dhënave të aplikacioneve që kur Marshmallow lançoi këtë funksionalitet.

Tashmë një përditësim i ri i Google Drive në Android shton një seksion posaçërisht për kopjet rezervë të të dhënave. Hapeni dhe do të vëreni se cilat aplikacione kanë ruajtur të dhënat në Drive.

Aty mund të fshini çdo kopje të dhënash njëkohësisht të krijoni një përshtypje sesa të dhëna po ruhen. Nëse folderi nuk është shfaqur duhet të aktivizioni funksionalitetin e kopjeve rezervë.

Drejtohuni tek Settings – Backup and Reset – Backup dhe aktivizoni funksionin “Backup to Google Drive.” Përditësimi i aplikacioni po ofrohet aktualisht në Play Store. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Google merr dritën jeshile për licencimin e Android tek Huawei

Lajmet e fundit>