Lajmet

Mendimi kritik tek të rinjtë, PONDER hap aplikimet për të adoleshentët 14-21 vjeç

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Nëntor 2021
PONDER është një program social rinor i cili ka për qëllim të nxisë aftësinë e të menduarit kritik veçanërisht përballë informacionit dhe mesazheve që ata konsumojnë nga media sociale dhe ajo tradicionale. Mendimi kritik tek të rinjtë, PONDER hap aplikimet për të adoleshentët 14-21 vjeç

UNICEF dhe ICTSlab sollën për herë të parë vitin e kaluar aktivitetin social-rinor PONDER i cili shikoi 45 të rinj ti bashkohen këtij programi nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru.

Me synimin për të krijuar një komunitet vibrant dhe shërbyer si urë lidhëse mes të rinjve, lëvizja e PONDER rikthehet përsëri këtë vit për të forcuar rolin e të tyre në komunitet dhe shoqëri.

Organizuar në kuadër të fushatës “Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria”, edicioni i dytë i PONDER vjen për të rinjtë nga mbarë Shqipëria të moshës 14-21 Vjeç me nga UNICEF dhe ICTSlab mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar.

Trajnimet të ndryshme përgjatë tre ditëve në shkrim lexim kritik, diversitetin e mediave, leximit të imazheve dhe fuqizimit përmes shkrim-leximit mediatik sjell tek këta të rinj në përvojë të suksesshme pune praktike.

Workshopet pjesë e programit PONDER pajisin të rinjtë me aftësi të cilat zakonisht nuk i fitojnë nga edukimi formal, aftësi të cilat rrisin edhe mundësinë e tyre të punësimit.

Çfarë është Ponder dhe pse duhet të jeni pjesë?

PONDER është një program social rinor i cili ka për qëllim të nxisë aftësinë e të menduarit kritik veçanërisht përballë informacionit dhe mesazheve që ata konsumojnë nga media sociale dhe ajo tradicionale. Të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.

Të rinjtë që bëhen pjesë e PONDER kanë mundësi të ndjekin intership në kompani të njohura të media si dhe të shndërrohen në influencues ku punët e tyre do të publikohen në blogje të ndryshme.

Kurrikula e PONDER përbëhet prej 4 modulesh: shkrim-lexim kritik, diversiteti i mediave, leximi i imazheve dhe rritja përmes shkrim-leximit kritik. Një program sa interaktiv aq edhe argëtues, në fund të tij të rinj do të mendojnë në mënyrë më kritike dhe të interpretojnë drejtë atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë.

LEXO EDHE:  Roblox kthehet online pas 3 ditësh ndërprerje

Shqipëria është një prej vendeve me moshën më të re të popullsisë në Evropë ku adoleshentët e moshave 14-21 vjeç përbëjnë afro 14% të popullsisë.

Si të bëhem pjesë e PONDER?

Aplikimet për tu bërë pjesë e PONDER mund të bëhen në mënyrë individuale dhe por edhe në grup prej 2 personash.

Të rinjtë mund të aplikojnë duke ndjekur këtë lidhje dhe plotësuar formularin: https://ponder.al/apliko-tani/

Aplikimet qëndrojnë të hapura deri më datë 15 Nëntor. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare https://ponder.al/