Softuer

Mental Image debuton teknologjinë përpunuese iRay

Publikuar , 02 Tetor 2009
0
Mental Image debuton teknologjinë përpunuese iRay

Kaplan shpjegoi se teknologjia iRay ndihmon që dizajnerët në mënyrë të saktë të simulojnë kreacionet e tyre përmes materialeve dhe ndriçimeve që bazohen drejtpërsëdrejti në botën fizike. Përveç kësaj, iRay në mënyrë progresive pastron një imazh deri sa të arrihet maksimumi i detajeve, duke ofruar një proces të vetëm që butësisht kombinon para-vizualizimet interaktive dhe përpunimet (rendering) e strukturës së fundit.

Për të ilustruar prezantimin e tij në Nvidia GPU Technology Conference 2009 Kaplan demonstroi RealityServer-in e kompanisë, të cilin ai e përshkroi si platformë aplikative për një ueb shërbim 3D (ose të bazuar në cloud). Duke përdorur vetëm laptopin e tij, Kaplan ishte në gjendje të ulë dhe të ngrit perdet që mbulonin dritaret e një zyre virtuale. Kaplan gjithashtu ndryshoi kohën nga dita në natë, gjë që në mënyrë të menjëhershme ndryshoi balancin e ndriçimit dhe hijes në dhomë.

iRay veçse ka fituar lëvdata nga një numër i individëve, duke përfshirë analistin Dr. Jon Peddie.

“Përmes teknologjisë përpunuese iRay, ajo çfarë i është dashur dizajnerëve të produkteve, artistëve të efekteve vizuale dhe përdoruesve të CAD-it me orë të tëra për të përpunuar, tani mund të ndodh brenda minutave pa prishur kualitetin dhe detajet e imazhit” tha Peddie. “Detyra e iRay është ndryshimi i fytyrës së kësaj industrie duke rritur standardet e efikasitetit përpunues”.

LEXO EDHE:  Gmail në Android pasurohet me Smart Compose

Lajmet e fundit>