Softuer

Mënyra më e zgjuar për upgrade

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Mënyra më e zgjuar për upgrade

Meqë po lexoni këtë shkrim, po supozoj se e keni marrë vendimin për upgrade, keni verifikuar që të keni harduerin e nevojshëm dhe keni blerë kopjen tuaj të SO-së së re. Nëse akoma nuk e keni kontrolluar harduerin tuaj, shkarkoni dhe ekzekutoni Windows 7 Upgrade Advisor (find.pcworld.com/63569). Shënim: Një rregull i pashkruar sugjeron që nëse përdorni Vista-n, hardueri juaj është pothuajse i garantuar për mbështetjen e Windows 7. Keni një vendim disi të shpejtë për të marrë: Doni të bëni një upgrade të sistemit tuaj aktual apo një instalim krejt të ri? Një upgrade është pa dyshim më i thjeshtë – aplikacionet tuaja, opsionet dhe të dhënat kalojnë të gjitha së bashku dhe ka shumë pak për të bërë pas instalimit. Pas një instalimi të freskët, të pastër apo (sipas fjalës së Microsoft-it) të personalizuar, do t’ju duhet të riinstaloni rrjetin tuaj të përdoruesve, të instaloni nga fillimi drajverët dhe programet dhe të vendosni të dhënat tuaja përsëri në vendin e tyre.
Një instalim i personalizuar është më i pastër se një upgrade. Windows mbledh mbeturina të ndryshme gjatë përdorimit dhe t’i pastrosh ato herë pas here ka njëfarë kuptimi. Prandaj për nga përdorimi është mirë që një SO i ri të fillojë të përdoret me një instalim krejt të ri.
Nëse aktualisht po përdorni XP, zgjedhja është bërë në vendin tuaj. Për përdoruesit e XP një instalim i personalizuar është i vetmi opsion.
Instruksionet e mëposhtme do të përdoren për të dyja llojet e instalimit. Unë do t’ju bëj të ditur nëse një instruksion i caktuar është vetëm për njërin instalim apo për tjetrin.

Përgatitni PC-në tuaj
Keni disa pika për të shqyrtuar përpara se të futni DVD-në e Windows 7. Fillimisht shqyrtoni problemin e driajverëve.
Nëse po vini nga Vista, ka shumë mundësi që të mos keni asnjë problem me to. Nëse po niseni nga XP, ka shumë mundësi që do të keni patjetër probleme. Sigurohuni që mund të gjeni drajverë për përshtatësit tuaj të grafikës, audios dhe rrjetit. Nëse përdorni një tastierë apo mouse wireless, duhet të kontrolloni gjithashtu drajverët për ta. Nëse nuk jeni të sigurt se si t’i dalloni ato, konsultoni Device Manager: Në XP zgjidhni start, klikoni me të djathtën My Computer; zgjidhni Properties dhe më pas tabin Hardware dhe klikoni butonin Device Manager. Në Vista, klikoni start, shkruani device manager dhe shtypni . Mos harroni të kontrolloni për periferikë të tilla si printerët dhe skanerët gjithashtu. Pasi keni njohur pajisjet, si t’i gjeni drajverët? Kontrolloni Qendrën e Kompatibilitetit të Windows 7 në find.pcworld.com/63672 . Në kohën e këtij shkrimi, faqja web ishte ende “coming soon”, por ndërkohë, ekuivalenti i Vista-s me të cilin mund të lidheni atje është ende një zëvendësues i mirë, sidomos për persona që kryejnë një upgrade nga Windows XP në Windows 7. Mundet gjithashtu të kontrolloni faqet web për prodhuesit e pajisjeve. Tani duhet të jetë një moment i mirë për të përditësuar firmuerin tuaj, sidomos nëse nuk e keni zakon ta bëni shpesh një gjë të tillë. Shkoni në faqen e prodhuesit të PC-së suaj për të gjetur përditësimet e firmuerit. Lexoni “firmueri dhe ju: Një guidë e detajuar në përditësimin e harduerit tuaj” në fi nd.pcworld.com/63673 për më shumë informacion. Nuk ka rëndësi se sa të mira janë masat që merrni, një upgrade i SO-së mund të shkojë prapëseprapë shumë keq. Ndonjë program apo pajisje e rëndësishme përsëri mund të mos funksionojë në sistemin e ri. Windows 7 mund të mos ndizet apo thjesht ju mund të mos e pëlqeni ndërfaqen e re. Cilado qoftë arsyeja, duhet të jeni të përgatitur për të rikthyer me anë të një mënyre gjendjen tuaj të mëparshme. Një backup i imazhit të diskut tuaj është një mënyrë e lehtë për të siguruar këtë gjë, meqë mund të kthejë çdo gjë në hard disk: Windows-in, aplikacionet, të dhënat si dhe Master Boot Record-in. Për të krijuar një të tillë, duhet të keni një hard disk të jashtëm dhe një program të backup-it të imazhit. rekomandoj versionin pa pagesë të Macrium Reflect (fi nd.pcworld.com/63521) për backup-in e imazhit, megjithëse mund të përdorni programe të tjera. Lidhni hard diskun e jashtëm përpara se të krijoni imazhin dhe zgjidhni këtë disk si destinacionin e backup-it. Gjithashtu sigurohuni që të krijoni CD-në e ekzekutueshme (ky opsion gjendet në menynë Other Tasks të Macrium Reflect) përpara se të filloni një upgrade. Backup-i i imazhit të një hard disku vërtetë të madh mund të zgjasë orë të tëra. Kryejeni këtë proces gjatë natës, duke pasur në plan që ta filloni instalimin mëngjesin tjetër. Mirëmëngjesi! Nëse po performoni një upgrade të thjeshtë, keni mbaruar me përgatitjet dhe mund të kaloni në seksionin e ardhshëm, “Ekzekutoni Upgrad-in”. Megjithatë, për një instalim të pastër (custom sipas Microsoft*it), keni ende përgatitje të tjera për të bërë. Duhet të mblidhni versione të instalueshme të të gjitha programeve në hard diskun që planifikoni të mbani. Nëse keni blerë një program si një paketë fizike, do ju duhen disqet. Nëse e keni shkarkuar programin, do ju duhet të gjeni fajlin e instalimit apo të shkarkoni versionin më të fundit (opsioni juaj më i mirë). Ju sugjeroj të bëni një pirg me programet fizike dhe t’i vendosni të gjitha programet e shkarkueshme në një skedar në My Documents. Gjithashtu do ju duhen numrat e serisë për të vërtetuar që i keni blerë këto programe. Në rastin e një pakete fizike, numri është zakonisht në kapakun e diskut apo diku në kuti. Nëse e keni blerë dhe shkarkuar aplikacionin online, ka shumë të ngjarë që numri i serisë të jetë në një e-mail të vjetër (të shpresojmë që nuk e keni fshirë). Po sikur të mos e gjeni licencën? Hapni programin dhe zgjidhni Help/About. Numri i produktit apo i licencës ka të ngjarë të jetë i shkruar aty. Shkoni aty dhe klikoni tri herë për siguri, përndryshe kontaktoni shitësin dhe pyeteni nëse e ka ai. Një program i quajtur Product Key Explorer 2.2.1(fi nd.pcworld.com/63521) mundet të ndihmojë gjithashtu, megjithëse në eksperiencën time nuk është gjithmonë i dobishëm. Versioni demo falas nuk mund të printojë apo të ruajë atë që gjen, kështu që do ju duhet t’i shkruani numrat me dorë (sigurohuni t’i kontrolloni mirë) apo mund të paguani faturën prej 30$ të regjistrimit.

LEXO EDHE:  Windows 7 do të "skadojë" pas 365 ditësh

Ekzekutoni upgrad-in
Jeni gati? Ka ardhur më në fund koha të merrni frymë thellë, të kafshoni buzën dhe të shtyheni përpara në gjeneratën e re të Windows-it.
Mund ta filloni instalimin në një apo dy mënyra: Ndizni PC-në tuaj nga DVD-ja për upgrade e Windows 7 apo mund të futni DVD-në ndërkohë që versioni juaj aktual i Windows është hapur dhe të filloni prej aty. Nëse po kryeni një upgrade, duhet të merrmi rrugën e fundit, të niseni nga Windows-i juaj aktual. Për një instalim të pastër, të dyja mënyrat janë njësoj. Saktësisht se sa faqe do të paraqesë programi i instalimit dhe në cilin rend, do të varet nga mënyra se si e nisët instalimin, ajo që ndodhet aktualisht në kompjuterin tuaj dhe zgjedhjet që do të bëni. Por ka disa opsione kryesore që do të hasni patjetër rrugës.

1 .Në fillim të instalimit, programi do t’ju kërkojë nëse doni të kontrolloni kompatibilitetin online apo të vazhdoni me instalimin. Opsioni i parë thjesht ju hap faqen e Windows 7 Upgrade Advisor. Këtë duhet ta keni kontrolluar tashmë, prandaj klikoni Install Now.
2. Pasi të pranoni pajtimin me licencën e Përdoruesit prej 5545 fjalësh (jo, as unë nuk e kam lexuar, por si një person që paguhet me fjalë e kam zili), ju duhet të merrni vendimin e madh: një instalim Upgrade apo Custom (të pastër). I kam sqaruar arsyet për të zgjedhur njërin apo tjetrin në faqen 82.
3. Programi mund t’ju kërkojë të zgjidhni një particion. Me përjashtim të rastit kur keni planifikuar një sistem me SO të shumëfishta, zgjidhni atë që ka versionin aktual të Windows.-it
4. Nëse po kryeni një instalim upgrade, do të merrni një raport kompatibiliteti. Ai do t’ju paralajmërojë për problemet e sigurta (për shembull nëse përdorni Windows Mail,do të lajmëroheni që ky program nuk përfshihet më). Raporti mund t’ju kërkojë gjithashtu të lini mënjanë instalimin dhe të çinstaloni një aplikacion apo drajver problematik. Është mirë të bëni atë që thotë raporti.
5. Nëse po kryeni një instalim të pastër, një dritare paralajmëruese do ju lajmërojë se po humbisni versionin tuaj të Windows-it. Kjo nuk do të ndodhë – sepse keni një imazh të tij. Tabela do të deklarojë gjithashtu se nuk do të humbisni dokumentet tuaja; ato do të zhvendosen në një skedar të ri të quajtur C:\Windows.old.
Kur shfaqet dritarja Installing Windows me të gjithë listën e veprimeve të saj të automatizuara (Copying Windows files, Expanding Windows files, and so on), ngrihuni dhe lëvizni pak, lexoni një libër apo merrni një sy gjumë. Mund të duhet rreth një orë – mbase shumë më tepër – derisa ndërhyrja juaj të kërkohet sërish.
Programi do të rikthehet ndërkohë, këtë radhë duke ekzekutuar Windows 7 në hard diskun tuaj. Seti i ri me pyetje do të jetë mjaft i qartë për ju, por nja dy janë për t’u përmendur.6. Nuk është e detyrueshme ta shkruani numrin e produktit kur ju kërkohet në fillim, por do ju duhet ta shkruani atë më pas. Nëse klikoni Next me fushën e zbrazët dhe më pas No, instalimi do vazhdojë. Mundet gjithsesi ta shkruani numrin serial dhe të aktivoni kopjen tuaj të Windows-it pasi e keni parë në përdorim dhe e pëlqeni (shikoni “Sugjerimet e fundit” në faqen 86).
7. Një faqe e titulluar ‘Ndihmoni të mbroni kompjuterin tuaj dhe të përmirësoni Windows automatikisht’ ofron opsionet se si Windows-i do të përditësohet. Ju rekomandoj të zgjidhni opsionin e mesit, ‘Install Important Updates Only’.
Kur instalimi ka përfunduar, kompjuteri juaj do të rindizet dhe do të hapet me versionin e plotë interaktiv të Windows
8.Nëse keni kryer një instalim upgrade, pothuajse keni mbaruar. Por nëse keni kryer një instalim të pastër, keni ende rrugë për të bërë.

Disa hapa të tjerë dhe pak modifikime
Me Windows 7 të instaluar, rehatohuni dhe admironi pamjen e re. Është vërtet e këndshme,
përveç rastit kur rezolucioni mund të jetë shumë i ulët dhe objektet në ekran të shfaqen shumë të mëdha. Nëse ndodh kështu, klikoni me të djathtën mbi desktop dhe zgjidhni Screen Resolution për të korrigjuar problemin. Mund t’ju duhet ta bëni këtë përsëri pasi të instaloni drajverët e përshtatësit grafik, por ka shumë mundësi që nuk do ju duhet ta bëni sërish. Gjithsesi është një proces i thjeshtë për t’u përsëritur.
Kontrolloni këndin e poshtëm djathtas (aty ku ndodhen programet aktive) për një ikonë flamuri. Nëse e shikoni, klikojeni për të marrë një raport të problemeve. Zakonisht do ju thotë vetëm që keni nevojë për një antivirus (çka ju e dini) dhe se Windows Defender duhet ende të skanojë kompjuterin tuaj. Por mund të japë këshilla vërtetë të dobishme. Pasi jeni kujdesur për këtë, ka ardhur koha të merreni me drajverët tuaj. Nëse keni instaluar si Upgrade nga Vista (i vetmi version nga ku mund ta bëni), mund t’ju duhet vetëm të kontrolloni Device Manager dhe të zbuloni se çdo gjë është në rregull. Nëse keni kryer një instalim të pastër nga Vista, çdo problem që hasni duhet të jetë i thjeshtë për t’u ndrequr. Por nëse keni filluar nga XP, mund të pritni sfida madhore për të kapërcyer. Sido që të keni kaluar në Windows 7, zgjidhni start, shkruani device manager dhe shtypni . Bëjeni këtë për çdo objekt të shënuar me një pikë çuditëse: klikoni dy herë mbi objektin dhe klikoni mbi butonin Update Driver. Zgjidhni Select Automatically for Updated Driver Software dhe prisni rezultatet. Kjo duhet të rregullojë të gjitha problemet me drajverët.

LEXO EDHE:  Telegram i shtohen 3 milionë përdorues të rinj gjatë ndërprerjes së shërbimit të Facebook ditën e djeshme

Nëse kjo nuk ndodh dhe keni kryer një instalim të pastër nga Vista, klikoni përsëri butonin Update Driver. Këtë radhë klikoni Browse My Computer For Driver Software. Si destinacion kërkimi vendosni C:\Windows.old\Windows, sigurohuni që Include Subfolders është selektuar dhe më pas klikoni Next. Ka shumë të ngjarë që këta hapa të funksionojnë. Pse? Sepse së bashku me të dhënat programi juaj i instalimit ka lëvizur të gjithë fajlat tuaj të Windows-it në vendndodhjen C:\Windows.old, të paktën pjesën më të madhe të drajverëve tuaj. Por programi i instalimit nuk di të kërkojë për drajverë atje ku i ka vendosur. Sidoqoftë, këta hapa nuk do të funksionojnë nëse po vini nga XP, edhe pse drajverët e vjetër ndodhen në C:\Windows.old, sepse drajverët e Windows XP nuk janë kompatibël me Windows 7. Pra, ç’mund të bëni për drajverët nëse vini nga XP? Përpara se të shkoni më tej, instaloni dhe përditësoni programin tuaj të sigurisë – antivirus, firewall etj. Jeni gati për të bërë një lundrim të gjatë në web dhe do ju duhet një mbrojtje e mirë. Kthehuni tek Windows 7 Upgrade Advisor dhe kërkojeni aty pajisjen. Nëse kjo nuk mjafton, kryeni një kërkim mbi emrin e pajisjes dhe ‘Windows 7 driver’ apo dhe ‘Vista driver’. Nëse keni bërë një upgrade, pak a shumë keni mbaruar punë – por kaloni në “Sugjerimet e fundit”, në faqen 86 për më shumë këshilla. Ata që kanë kryer një instalim të pastër kanë më shumë punë për të bërë. Puna e parë që duhet bërë është të instaloni të gjitha programet tuaja. Ju kujtova t’i hiqni mënjanë përpara instalimit, tani ka ardhur koha të gërmoni në atë pirg. Fajlat e shkarkuar, të cilët ju thashë t’i ruani në një sketad brenda My Documents, tashmë ndodhen në një skedar brenda C:\Windows.old\Documents and Settings\logon\My Documents. Filloni me programin tuaj të sigurisë, nëse nuk e keni instaluar akoma. Programet e tjera mund të vazhdojnë në çfarëdo rendi. Sigurohuni që të keni licencat dhe numrat e serive të produkteve. Menjëherë pas instalimit të një programi, kërkoni përditësimet më të fundit të tij. Pranë përfundimit të instalimit, krijuat një profil përdorimi për veten tuaj, por nëse persona të tjerë më parë kanë pasur profilet e tyre, ju duhet t’i krijoni ato përsëri. Nëse nuk mund t’i kujtoni të gjithë emrat e përdoruesve, përdorni skedarët brenda c:\Windows.old\users (apo c:\Windows.old\documents and settings, nëse vini nga XP) si referencë. Për të krijuar profile të tjera zgjidhni Start•Control Panel dhe më pas klikoni Add or remove user accounts. Nuk keni nevojë të krijoni një llogari publike apo të përbashkët sepse krijohet automatikisht. Tani jeni gati të riktheni të dhënat dhe falë skedarit C:\Windows.old, ky është një proces mjaft i thjeshtë. Zgjidhni Start, shkruani C:\Users, dhe shtypni . Nëse nuk e keni hapur ende skedarin c:\Windows.old\users (apo c:\Windows.old\documents and settings), sigurohuni që e keni hapur tani. Në këtë moment keni dy dritare të Explorer të hapura. Windows.old, së cilës do t’i referohemi si burimi, përmban të dhënat tuaja.
Dritarja C:\Users, të cilën do ta quaj destinacioni, është vendi ku duhet të transferohen të dhënat tuaja. Kryeni këto hapa për secilin skedar të emëruar sipas personit që përdor kompjuterin tuaj.
1. Hapni skedarët përkatës në secilën dritare të Explorer (në mënyrë që dritarja burim të jetë e hapur në C:\Windows.old\Users\emrijuaj and the
target Window është në C:\Users\emrijuaj).
2. Sigurohuni që skedarët e fshehur janë vërtetë të fshehur. Nëse shikoni një skedar AppData në destinacion zgjidhni Organize•Folder and search options. Click the View. Zgjidhni Don’t show hidden files, folders, or drives dhe klikoni OK. (Këtë mund ta ndryshoni më vonë nëse dëshironi)
3. Tërhiqni skedarët – por jo fajlat e veçantë – nga burimi drejt destinacionit.
4. Do të keni mjaft pyetje ndërkohë që lëvizni dokumentet. Kur Windows thotë se ju duhet leja e administratorit, sigurohuni që të zgjidhni opsionin Do this for all current items dhe klikoni Continue. Nëse thuhet se ‘Destinacioni ka një tjetër skedar të quajtur …’, zgjidhni përsëri opsionin Do this for all current items dhe klikoni Yes. Dhe nëse ju thuhet se ka një fajl tjetër me të njëjtin emër, shënoni Do this for the next nn conficts dhe klikoni Move and Replace. Windows XP i mban fotot, muzikën dhe videot në skedarë brenda My Documents, ndërsa Vista dhe 7 i ruajnë ato në vende të veçanta. Mund të prisni që ky ndryshim të sjellë probleme, por Windows 7 është mjaft i zgjuar dhe vendos çdo gjë në vendin  e duhur. Pasi keni përfunduar me skedarin e përdoruesve, përsëritni hapat dhe një herë për skedarin publik. Nëse vini nga XP, burimi juaj nuk do të ketë një skedar Publik, por do të ketë një të përbashkët dhe duhet ta zhvendosni përmbajtjen e tij drejt skedarit Publik të destinacionit. Në këtë pikë, Windows 7 është gati për t’u përdorur. Por gjithsesi mbajeni skedarin Windows.old në dispozicion mundësisht disa muaj pas instalimit. Diçka e rëndësishme mund të jetë duke u fshehur ende brenda – sidomos brenda skedarit të fshehur AppData apo

Sugjerimet e fundit

Nëse nuk e shkruat numrin tuaj të serisë për të aktivizuar Windows 7 gjatë instalimit, tani ka ardhur koha ta bëni. Zgjidhni start, shkruani Activate dhe shtypni . Klikoni Activate Windows Online Now dhe ndiqni udhëzimet. Në këtë moment, ju përdorues të mëparshëm të Vista-s duhet të lexoni “Disa rregullime” në të majtë për rekomandime mbi kthimin e disa tipareve të Vista-s, të cilat ju mungojnë. Një sugjerim i fundit: Pasi të keni sistemuar Windows 7 sipas dëshirës, krijoni një imazh tjetër backup dhe mbajeni për sa kohë keni këtë kompjuter. Në këtë mënyrë, nëse do ju duhet të instaloni sërish Windows-in, mundet thjesht të riktheni imazhin që keni ruajtur dhe t’i kurseni vetes shumë mundime.

Kontrolli për Upgrade

Doni të siguroni një tranzitim të sigurt në Windows 7? Sigurohuni që i keni këto gjëra me vete. Një PC kompatibël: Ka shumë të ngjarë që nëse kompjuteri juaj ka punuar më parë me Vista, të mos ketë probleme me Windows 7. Sidoqoftë sigurohuni për këtë dhe nëse kompjuteri juaj ka pasur të instaluar Windows XP, shkarkoni Windows 7 Upgrade Advisor (find.pcworld.com/63569).

LEXO EDHE:  Shfletuesi Chrome do të mbrojë shikimin tuaj falë këtij ndryshimi

Përditësoni diskun dhe numrin serial të programit:
Më vjen keq, por duhet ta blini sistemin e ri, nëse e doni. Program për backup imazhi: Nëse instalimi shkon tmerrësisht keq, një backup imazhi mund t’ju kthejë atje ku u nisët. Rekomandoj të përdorni versionin falas të Macrium Reflect (find.pcworld.com63521).
Një hard disk i jashtëm: Do ju duhet diçka ku të vendosni atë imazh backup. Kërkoni një hard disk të jashtëm që të ketë të paktën kapacitetin e diskut tuaj të brendshëm. Laps dhe letër: Do ju duhet të mbani ca shënime gjatë procesit. Programet tuaja në formë të instalueshme: Mund ta kapërceni këtë nëse po instaloni si upgrade, por nëse doni ta nisni me Windows 7 nga një instalim i ri, do ju duhet të instaloni çdo program në PC-në tuaj ashtu siç e keni pasur. KOHË: Nëse jeni me fat, Windows 7 do të jetë i instaluar dhe funksional brenda pak orësh. Por mund të duhet një ditë e tërë – dhe mund të jetë një ditë kur do qëndroni tërë kohën pranë kompjuterit tuaj duke pasur pak ose aspak akses në të. Sigurohuni që ta keni në dispozicion këtë kohë.

Sfida XP-në-7
Keni pasur një arsye të mirë për të ndenjur me XP dhe për ta kapërcyer Vista-n tërësisht. Por tani që miqtë e Microsoft kanë krijuar një SO të ri, ku ia vlen të kaloni, nuk e kanë bërë kalimin aq të thjeshtë.
HARDUERI: Hardueri juaj mund të mos jetë në nivelin e duhur për të punuar me Windows 7 – dhe nëse është, drajverët tuaj të vjetër nuk janë kompatibël. Fatkeqësisht, një upgrade i thjeshtë është i pamundur; Microsoft-it kërkon që ju përdoruesit e XP-së të kryeni një instalim të ri.
Kjo është një ide e mirë për të gjithë ata që po mendojnë të ekzekutojnë më parë Windows 7 Upgrade Advisor (shikoni faqen 82); Për përdoruesit e XP, ky hap është absolutisht jetësor. Një upgrade i firmuerit të motherboard-it tuaj bëhet gjithashtu më i rëndësishëm; kontrolloni faqen web të prodhuesit tuaj për një upgrade. Windows 7 NUK MUND TË PËRDORË DRAJVERËT E XP-së: Kontrolloni përsëri Windows 7 Compatibility Center, e cila ishte në gjendje “coming soon” në kohën e këtij shkrimi (përsëri shikoni faqen 82). Versioni i Vista-s i Compatibility Center mund të ndihmojë, meqë drajverët e Vista-s mund të punojnë me XP, por përputhja nuk është e përsosur. Disa drajverë të Vista-s vijnë si file .exe, që hapen vetëm në Vista. Përsëri, jo të gjitha aplikacionet e XP punojnë në Vista apo Windows 7, qendrat e kompatibilitetit mund t’ju tregojnë çfarë punon dhe çfarë nuk punon si dhe ku mund të shkarkoni atë që ju duhet. Windows XP MODE: Modi XP i Windows 7  mund të jetë zgjidhja e kompatibilitetit të aplikacioneve tuaja. Ky mod ekzekuton Windows XP-në në një pajisje virtuale brenda 7, megjithëse ndërfaqja e përdorimit është më e integruar se në pjesën më të madhe të pajisjeve virtuale. Për shembull, aplikacionet e XP dhe 7 shfaqen së bashku në të njëjtin desktop. Por modi XP mund të mos punojë në PC-në tuaj. Ai kërkon një CPU me aftësi virtualizuese. Kërkoni faqen e Microsoft në find.pcworld.com/63675 për të parë nëse CPU-ja juaj e ka këtë tipar dhe nëse e ka, si ta aktivizoni. Modi XP nuk paketohet me Windows 7, por është i disponueshëm për shkarkim falas në find.pcworld.com/63676. Ai ka gjithashtu një version të plotë të XP. NJË PROBLEM XP-NE-7 ËSHTË I THJESHTË PËR T’U PASUR PARASYSH: Këto dy versione të Windows-it i ruajnë të dhënat tuaja në vende të ndryshme. Skedari i XP-së C:\Documents and Settings tani është C:\Users . Applications Data tani është shkurtuar në AppData. Local Settings\Application Data tani është AppData\Local. Dhe skedarët tuaj të fotove, muzikës dhe videove tashmë qëndrojnë përkrah My Documents dhe jo brenda tij. Programi i instalimit të Windows 7 i zhvendos të gjithë skedarët tuaj brenda një skedari të quajtur C:\Windows.old . Ju duhet të mbani mend, ndërkohë që përpiqeni të lidhni aplikacionet e reja me të dhënat e vjetra, që file Outlook.pst tashmë ndodhet në  c:\Windows.old\Documents dhe Settings\yourlogon\Local Settings\application Data\microsoft\outlook ndodhet në c:\Users\yourlogon\appData\Local\microsoft\outlook.

Disa sugjerime të fundit
Si një mjedis për të punuar dhe luajtur, Windows 7 është më i mirë se Vista. Por ai nuk është i përsosur dhe mund t’ju mungojnë disa tipare të cilat janë zhdukur. Këtu mund të mësoni si t’i riktheni. RIKTHENI PROGRAMET QË MUNGOJNË: Windows 7 nuk e ka programin Windows Maqil, me të cilin është pajisur Vista, MovieMaker dhe PhotoGallery. Microsoft ofron versione të përmirësuara të këtyre programeve në faqen Windows Live Essentials Download (find.pcworld.com63677). Deri në këtë kohë, versioni Live i MovieMaker është ende në gjendje beta.
KTHENI PROGRAMET TUAJA TË PREFERUARA NË MENYNË START: Paneli i majtë i Vista-s përmbante programet tuaja të preferuara mbi të tjerat, por Windows 7 liston vetëm ato më të përdorurat. Për të rikthyer listën e programeve të preferuara, klikoni All Programs dhe tërhiqni programet e preferuara në vijën Back në fundin e panelit, mbajini atje derisa programet të shfaqen. (Në të njëjtën mënyrë mund të lidhni një program në taskbar). NXIRRNI SKEDARËT E PREFERUAR (DHE ELEMINONI ATO TË MICROSOFT-IT): Nëse po shikoni një skedar të cilin e vizitoni shpesh, klikoni Favorites në panelin e majtë dhe zgjidhni Add Current Location to Favorites. Nëse lista e Favorites është shumë e gjatë, vendosuni mbi një program që nuk e përdorni shpesh dhe klikoni Remove. Mos u shqetësoni; nuk do të fshihet programi, vetëm referenca.
DICKA QË NUK KENI PSE TA BËNI: Fatmirësisht, nuk ju duhet të mbyllni menynë anësore si në Vista. Microsoft-i e ka zhvendosur këtë përbindësh të panevojshëm resursesh.

Lajmet e fundit>