Harduer

Mercedes Benz teston integrimin me Google Glass

Publikuar , 23 Gusht 2013
0
Mercedes Benz teston integrimin me Google Glass

mercedes glassNë sistemin e navigimit të makinave ka mënyra të shumta që ju ndihmojnë të arrini në destinacionin që doni.

Mercedes-Benz dhe Google po punojnë në krijimin e një navigimi të ri të quajtur “derë më derë”, i cili përdor Google Glass si një mënyrë për të vazhduar navigimin hap pas hapi edhe pasi del nga dyert e makinës në parking.

Mercedes e ka një prototip të gatshëm të teknologjisë dhe po punon me Google për ta bërë atë realitet. Google nga ana tjetër ofron udhëzime hap pas hapi si pjesë e Google Maps. Aplikacioni i Mercedes do të ndërlidhë komunikimin midis Google Glass dhe makinës së përdoruesit, duke lejuar shkëmbime nga të dyja palët.

Në momentin që jeni në shtëpi kërkoni një adresë në Google Glass që ia dërgon gjithashtu edhe makinës e cila udhëzimet i kalon në telefon në momentin që hyni në të. Edhe pasi dilni nga makina, navigimi kalon prapa drejt Google Glass për të përfunduar udhëtimin. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Android 9 Pie Go Edition debuton në Vjeshtë

Lajmet e fundit>