Biznes

Merkel: Evropa duhet të prodhojë vetë çipet e saj dhe bateritë e makinave elektrike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Janar 2020
0
Merkel, e cila shërben si kancelare për herën e katërt dhe të fundit, tha në një intervistë për Financial Times se Evropa duhet të konkurrojë më agresivisht me kompanitë teknologjike të SHBA dhe Azisë. Merkel: Evropa duhet të prodhojë vetë çipet e saj dhe bateritë e makinave elektrike

Kancelarja Gjermane Angela Merkel dëshiron që vendet e Bashkimit Evropian të rrisin fuqinë e tyre teknologjike dhe të shtrihen në hapësira si prodhimi i baterive për makinat elektrike dhe kompjuteriken cloud.

Merkel, e cila shërben si kancelare për herën e katërt dhe të fundit, tha në një intervistë për Financial Times se Evropa duhet të konkurrojë më agresivisht me kompanitë teknologjike të SHBA dhe Azisë.

Bashkimi Evropian ka dështuar të prodhojë kompani teknologjike lider. I mungon një qendër inovacioni siç është Lugina e Silikonit dhe mbështetjet strategjike të qeverive që shumë kompani Aziatike i shijojnë sot.

Prodhuesit Gjermanë sot nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm të mbështeten në prodhimin e baterive nga kompani Koreano-Jugore dhe Kineze. Sakaq Volkswagen po punon me Northvolt për të ndërtuar një fabrikë në Gjermani ku prodhimi pritet të nisë në 2023.

Kompanitë Amerikane dhe Aziatike dominojnë prodhimin e çipeve ndërsa në Evropë nuk ka kompani të cilat posedojnë infrastruktura interneti si platformat Google, Facebook dhe Amazon.

Duke sugjeruar se Evropa, jo thjeshtë Gjermania duhet të zhvillojë teknologji, Merkel i hap dyert një strategjie të favorizuar edhe prej presidentit Francez Emanuel Makron i cili ka kërkuar mbështetjen dhe mbrojtjen e kampionëve Evropianë të cilët mund të konkurrojnë me rivalë të huaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bashkimi Evropian ka përgatitur një fond miliarda dollarësh për të financuar kompanitë Evropiane të teknologjisë

Lajmet e fundit>