Vëzhgim

Merr maksimumin nga pazaret e së Premtes së zezë

Publikuar , 23 Nëntor 2010
0
Merr maksimumin nga pazaret e së Premtes së zezë

Përgatitni listën tuaj të blerjes
Fillimisht, duhet të dini çfarë të kërkoni. Sipas CEO-s së Dealnews.com Dan de GrandPre, pazaret më të mira të këtij viti do të jenë në netbook, laptopë 15 ose 16-inçësh, blu-ray player-ë, TV-të HD të madhësive të ndryshme, hard drive të jashtëm dhe LCD monitorë të markave të njohura. Tregohuni të vëmendshëm ndaj lirimeve, megjithatë, produktet për pazare nuk do të kenë performancë dhe specifika të shumë modeleve të shtrenjtë. Edhe pse Grandpre parashikon që disa laptopë 15 ose 16-inçësh do t’i godasin dyqanet nën 300$, mos llogarisni se një makinë e tillë do të ketë një procesor të fuqishëm ose shumë memorie. Nëse jeni duke kërkuar një kompjuter sekondar, megjithatë, kjo do të ishte një tregti. E premtja e zezë dhe festat e fundvitit janë kohët kur duhet blerë një TV i ri. De Grandpre këshillon blerësit që të shikojnë për sete LCD 46 ose 47-inçësh të premten e zezë; çmimet janë 25 për qind më të lira sesa një vit më parë. Për një set në lirim, sidoqoftë, prisni deri në disa javë para Krishtlindjeve. Shitësit zakonisht nuk i vendosin produktet në shitje gjatë të premtes së zezë sepse ata e dinë që konsumatorët janë duke kërkuar produktet më të lira të mundshme.

Web-i është miku juaj
Zgjimi në orën 4 të mëngjesit dhe pritja në rresht nuk është më zgjidhja juaj e vetme për ditën e madhe, sepse shumë lirime do të jenë të disponueshme edhe online. Bëhuni të vetëdijshëm sepse shumica e lirimeve më të mëdha do të mund të jetë gjatë tërë javëve deri në të premten e zezë ose deri të hënën. Për të parë një ide se kur lirimet do t’i godasin dyqanet, vizitoni web faqet e dedikuara si blackFriday.info, Dealnews.com, Fatwallet.com dhe GottaDeal.com dhe shfletojini ato shpesh deri në ditën e madhe. Shumica e këtyre faqeve kanë newsletters, ose rss feeds në të cilat mund të abonoheni. bFads.net arkivon reklamat e së premtes së zezë që prej 2004 dhe i organizon ato sipas dyqaneve. Kjo është një vegël e mrekullueshme për të parë se si shumica e produkteve kanë rënë në çmim historikisht. Ju mund ta përdorni këtë informacion si një udhërrëfyes për lirimet e këtij viti.
Me të gjitha këto faqe, megjithatë, duhet treguar maturi. Reklamat e ashtuquajtura “të përhapura” të së premtes së zezë, që nganjëherë shfaqen mbi to, mund të jenë jo të sakta dhe të pakompletuara, kështu që, mos ua hidhni syrin këtyre pazareve të supozuara.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Si ta kapni mallin
Nëse vendosni të bastisni dyqanet, shkoni të flini herët në natën e falënderimeve, kështu që do të mund të jeni të parët mëngjesin e ardhshëm. Bashkohuni me një anëtar të familjes ose mik në mënyrë që të mund të shkoni edhe në dyqanet e mëdha dhe komunikoni nëpërmjet porosive se çfarë është në lirim dhe ku. Kërkoni për lirime të panjoftuara; në vitet paraprake, dyqanet nuk kanë reklamuar çdo produkt që është në lirim. Fjala përfundimtare: rezistojini joshjes për të kapur diçka vetëm se shitësi thotë se është një lirim i mirë. Nuk ka rëndësi se sa keni kursyer në një gjë të pavlerë. Dijeni se çfarë dëshironi, bëni kërkimin tuaj dhe do t’i mbijetoni përvojës pa stres dhe do të keni një lodër të re shumë të bukur ose dy.

Lajmet e fundit>