Lajmet

Merreni punën në re me anë të Web OS

Publikuar , 06 Tetor 2009
0
Merreni punën në re me anë të Web OS

Ç’është një Web OS?
Një Web OS, ndonjëherë i quajtur Webtop ose kompjuter resh, është një makinë virtuale që jeton online dhe vështirë se mund të dallohet nga një sistem operativ i zakonshëm i një desktopi. Në shumicën e rasteve menytë dhe ikonat e një Web OS duken ngjashëm me Windows-in, të kompletuara me një taskbar, një shfletues skedarësh, një desktop me prapavijë sipas dëshirës dhe gjithashtu me aplikacione produktiviteti dhe komunikimi. Por për shkak se një Web OS nuk qëndron në kompjuterin tuaj lokal, ju mund të futeni në të njëjtin desktop, së bashku me të gjitha aplikacionet, skedarët dhe të dhënat, në pothuajse të gjitha pajisjet që përmbajnë web shfletues. Shembuj të fuqishëm të Web OS përfshijnë G.ho.st (g.ho.st), pastaj sistemi operativ Glide OS i themeluar nga shqiptari Donald Leka (glideos.com) dhe Icloud (icloud.com). Për të krahasuar këto dhe shërbimet e tjera Web OS, shikoni “Suitën e bazuar në web për produktivitetin e zyrës” nga Ian Paul, në find.pcworld.com/63606. Për shkak se G.ho.st është favoriti im personal, unë do ta përdor atë për shumicën e tutorialeve në vazhdim. Megjithatë, e vërteta është se nuk ka ndonjë lider të qartë në arenën e Webtops dhe shija personale do të jetë një faktor edhe më i madh në zgjedhjen e sistemit më të mirë operativ të bazuar në web për ju sesa të zgjidhni SO-në favorite për desktop.

Pse të kaloni në web?
Për përdoruesit që kanë vetëm një kompjuter ose që kanë nevojë të shkëmbejnë skedarë mes një kompjuteri të punës dhe kompjuterit në shtëpi, shtimi i një Web OS sigurisht që do të sjellë gjëra të komplikuara. Por nëse lëvizni mes makinave të shumta dhe nuk dëshironi të kujdeseni për sinkronizimin e skedarëve nëpër të gjitha vendet, një Web OS mund të jetë zgjidhje më e mirë sesa një USB për të ruajtur çdo gjë dhe gjithashtu ofron edhe eksperiencë konsistente përgjatë platformave.
Për shembull, rrugës për të shkruar këtë artikull unë jam ulur së paku në tre kompjuterë të ndryshëm që përmbanin dy sisteme të ndryshme operative (dhe jo vetëm për të vërtetuar diçka rreth Web OS).
Por në çfarëdo kohe, unë lehtësisht mund të lëviz në një PC tjetër, të startoj dhe të lidhem me desktopin tim dhe të vazhdoj aty ku kam mbetur. Të gjitha ikonat ishin në vendin e njëjtë dhe të gjitha aplikacionet dhe menytë ishin të njëjta gjithashtu. Dhe për shkak se çdo gjë qëndron në një web server të largët, nuk më është dashur të mendohem nëse kam harruar USB-në time kur kam lëvizur prej zyrës së shtëpisë në zyrën e punës.
Përveç ndërfaqes tërësisht të bazuar në web, G.ho.st arrin në një version mobil që ju lejon t’i shkarkoni skedarët nga një smartphone brenda sekondës.
Një avantazh i madh i Web OS është se performanca e tij nuk varet shumë prej shpejtësisë së kompjuterit tuaj. Kjo e bën vendosjen më të lehtë për shfrytëzim në një laptop të moshuar ose në një netbook me fuqi më të dobët. Megjithatë performanca e Web OS do të varet shumë nga shpejtësia e internetit tuaj, në veçanti nëse rregullisht transferoni skedarë para dhe prapa; kështu që sigurohuni që keni një shërbim të besueshëm brezgjerë (broadband) ose do të përjetoni përgjigje të dobëta nga aplikacionet e bazuara në re.

LEXO EDHE:  Smartfonët shpëtojnë një tjetër jetë në Australi

Nisja e punës
Ju nuk keni nevojë për shumë për të filluar përdorimin e Web OS në çast. Në momentin që zgjidhni shërbimin, vetëm vizitoni web faqen nga çfarëdo desktopi apo laptopi i lidhur në internet dhe pastaj abonohuni për një llogari pa pagesë. Pas kompletimit të regjistrimit të shpejtë, ju do të filloni punën për të parën herë me desktopin tuaj virtual. Gjersa ndërfaqet për shërbime të ndryshme të Web OS dallojnë pak, ato tentojnë të imitojnë shtresimin e ngjashëm të desktopit të sistemit të popullarizuar Windows. Në G.ho.st, taskbari ecën gjatë pjesës së poshtme të ekranit ngjashëm si në Windows dhe një buton Go gjendet në vendin ku është butoni Start. Ju gjithashtu do të gjeni edhe një shirit për nisje të shpejta të aplikacioneve në të djathtë të butonit Go dhe një sistem tray në anën e djathtë të taskbarit. Desktopi i G.ho.st ofron akses të shpejtë në disa prej veçorive më të rëndësishme të makinës suaj virtuale, duke përfshirë lidhjen e të gjitha aplikacioneve, panelin kontrollues, programin tuaj të e-mailit dhe të mesazheve të çastit, aplikacionet që përkrahin AIM, Google Talk, ICQ, MSN Messenger dhe Yahoo Messenger. Dëshironi të filloni me dokumente teksti apo tabela menjëherë? Startoni Zoho Writer ose Zoho Sheets drejtpërsëdrejti nga desktopi juaj dhe filloni të shkruani. Ju gjithashtu mund të shikoni edhe linkun “Take the Tour” që gjendet në desktop, i cili ju orienton me shpejtësi.

Menaxhimi i skedarëve
Duke supozuar se ju nuk e planifikoni përdorimin e Web OS-it të ri si ambient primar për shfrytëzim kompjuterik, do t’ju duhej të startoni menaxhimin e skedarëve që në momentin që lidheni. Ndërkohë që sigurisht mund të ngarkoni skedarë nga kompjuteri juaj lokal në Web OS një nga një ose në grupe, qasja më e mirë është shfrytëzimi i veçorisë së integruar të Web OS për sinkronizimin e skedarëve për të menaxhuar të gjithë skedarët tuaj në mënyrë automatike. Në G.ho.st ju do të gjeni një vegël të emërtuar qëllimshëm Sync, që ofrohet edhe për Windows edhe për Mac në menynë e shërbimeve të Ghost. Zgjidhni versionin për kompjuterin që do të përdorni dhe pastaj shkarkoni dhe instaloni aplikacionin. Më pas, fusni informatat tuaja për t’u lidhur dhe vendosni opsionet e veglës sipas nevojës suaj. Zgjidhja më e mirë për sinkronizim është ai dydrejtimësh dhe vendosni conflict resolutio për të mbajtur versionet e reja të secilit skedar. Ju gjithashtu mund të zgjidhni që të shtohet prapashtesa “-deleted” në mënyrë automatike për emrat e skedarëve të vjetër, gjë që do t’ju ndihmojë për të mos humbur të dhëna të rëndësishme nëse diçka nuk shkon mirë.

LEXO EDHE:  Microsoft kalon Amazon dhe rifiton vendin e dytë si kompania më me vlerë në botë

Qasja mobile
Megjithëse jo të gjithë Webtops ofrojnë një version mobil të shërbimit tuaj, G.ho.st e ofron atë. Megjithatë, jo të gjitha veçoritë e këtij shërbimi do të punojnë në të gjithë web shfletuesit mobil. Sigurohuni që celulari juaj përkrah JavaScript dhe që kjo veçori është e aktivizuar, përndryshe ju nuk do të jeni në gjendje t’i shkarkoni skedarët tuaj në pajisje. Për të punuar me dokumente në momentin që i shkarkoni, ju duhet të keni një program editues dhe/ose aplikacion shikues të instaluar në pajisjen tuaj mobile. (PCWorld Albanian)

Tags >

Glide
Lajmet e fundit>