Lajmet

Merrni 25GB hapësirë falas në Box kur të regjistroheni me Fetchnotes

Publikuar , 08 Shtator 2012
0
Merrni 25GB hapësirë falas në Box kur të regjistroheni me Fetchnotes

Zhvilluesit e aplikacionit të platformës mobile, Fetchnotes, së fundi shtuan një tjetër mënyrë për të ruajtur dhe siguruar shënimet tuaja të krijuara në aplikacionin e vet për mobil, kësaj radhe në shërbimin për ruajtje në cloud, Box.com.

Nëse për momentin nuk jeni një përdorues i Box, ju mund të regjistroheni dhe të merrni 25GB hapësirë për të ngarkuar çfarëdo lloj skedarësh në llogarinë tuaj. Kjo ofertë duket të jetë vetëm për regjistruesit e rinj të Box.

Derisa shënimet tekstuale që i krijoni në Fetchnotes nuk mund të kenë madhësi më të madhe se 25mb, hapësira prej 25GB e ofruar nga Box paraqet një ofertë mjaft bujare dhe do të mund të ishte e dobishme për ruajtjen dhe/ose shpërndarjen e fotografive, audiove, skedarëve PDF dhe dokumenteve tjera.

Box ka aplikacionet e veta për mobil dhe shfletues të Uebit që nënkupton se ju mund të keni qasje në përmbajtje në llogarinë tuaj nga secili vend me qasje në internet.

Fetchnotes shpjegon procesin e lidhjes së aplikacionit të vet me llogarinë tuaj Box – pasi të regjistroheni në Box.

Pjesa e udhëzimeve që nuk mund të jetë e qartë është që ju duhet të lidhni llogarinë tuaj në Fetchnotes dhe Box përgjatë llogarisë suaj online në Fetchnotes, dhe jo përgjatë aplikacionit mobil.

Kur të futeni në Fetchnotes, ju duhet të klikoni në pseudonimin tuaj dhe të zgjidhni Settings, që do të paraqes një dritare për të bërë lidhjen. Nga atje, ju e zgjidhni dritaren “upload to box”.

Dijeni që gjithashtu ju mund të lidheni në llogarinë tuaj Evernote, dhe të bëni dërgimin e shënimeve me SMS ose email.

LEXO EDHE:  Microsoft premton më shumë kontroll mbi përditësimet e Windows 10

Fetchnotes thotë që ju do të merrni shtesën prej 25GB të hapësirës kur e ftoni një mik për t’u regjistruar me Box Sync. (PCWorld Albanian)

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>