Lajmet

Merrni çdo javë me e-mail mësime dizajni falas

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Merrni çdo javë me e-mail mësime dizajni falas

designHack Design është një kurs dizajni që jepet nga disa prej dizajnuesve më mirënjohur në botë.

Përmes këtij burimi pa pagesë keni mundësi të mësoni teknikat dhe mjetet e një dizajnimi të mirë duke luajtur me gjëegjëza dhe lojëra.

Mësimet ju dërgohen çdo javë me e-mail, së bashku me linqet e artikujve, tutoriale si dhe marifete interesante që mund të mësoni. Po ashtu, merrni edhe listën e detyrave për të punuar e për të përmirësuar aftësitë tuaja.

Disa prej instruktorëve të kursit përfshijnë dizajnerë që kanë punuar në Fitbit, Pinterest, Square, etj.

Dy mësimet e para, tashmë të disponueshme, prezantojnë rëndësinë e dizajnit dhe diskutojnë mbi atë se çfarë është realisht dizajni.

Edhe pse programi është disi i lidhur më tepër me programistët, të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë mbi dizajnin (qoftë për ueb, qoftë për aplikacione mobile apo gjithçka tjetër) mund ta ndjekin kursin dhe të përdorin burimet e Hack Design.

Mjafton të regjistroheni tek linku zyrtar i faqes për të mësuar apo për të përmirësuar punën tuaj dizajnuese. (PCWorld Albanian)

Hack Design

LEXO EDHE:  Një mbyllje e suksesshme e një fillimi të ri

Tags >

softuer
Lajmet e fundit>