Biznes

Mëse 6.9 milionë shërbime postare janë realizuar në tre mujorin e dytë të 2019

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Nëntor 2019
0
Më shumë  6.9 milionë objekte postare të pranuara janë dërguar gjatë  tremujorit të dytë të vitit 2019 nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postar në vend. Mëse 6.9 milionë shërbime postare janë realizuar në tre mujorin e dytë të 2019

Më shumë  6.9 milionë objekte postare të pranuara janë dërguar gjatë  tremujorit të dytë të vitit 2019 nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postar në vend. Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se edhe pse Posta Shqiptare në totalin e vet mban 90 për qind të tregut në segmente të veçanta pesha e saj ka rënë në tremujorin e dytë siç është ajo në shërbimin jo universal.

Sipas AKEP , Posta Shqiptare në tremujorin e dytë 2019 ka realizuar 6,2 milionë shërbime postare, shifër e cila përkthehet në 592,799 objekte postare më shumë se tremujori i parë 2019, sikundër ofruesit e shërbimeve postare në tremujorin e dytë 2019 kanë realizuar 57,838 objekte postare më shumë se në tremujorin e parë të vitit 2019.” Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve postare e zë shërbimi universal postar me rreth 85.5% ose 5,965,151 objekte postare, ndjekur nga shërbimi ekspres me 10.2% ose 712,298 objekte postare. Shërbimi jo universal zë 4.3% ose 298,609 objekte postare” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se vërehet qartë që pjesën më të madhe të shërbimeve postare e zë Shërbimi Universal Postar, i cili luhatet në nivelet rreth 86% për tremujorin e dytë të vitit 2019. Nga krahasimi i periudhës T2-2019 me periudhën T1-2019, vërehet një rritje e numrit të shërbimeve postare në masën 650,637 shërbime, sikundër nga krahasimi i tremujorit të dytë të vitit 2019 me tremujorin e dytë të vitit 2018 vërehet një rritje e shërbimeve postare në masën rreth 289,120 shërbime

Për sa i përket shërbimit Universal Postar, Posta Shqiptare realizoi gjithsej 5,965,151 objekte, nga të cilat Postë brenda vendit 5,524,563 ose 93%, dhe Postë ndërkombëtare 440,588 objekte, ose 7%. Për sa i përket Shërbimit Universal brenda vendit, janë regjistruar 4,627,551shërbime për objekte të thjeshta dhe 897,012 shërbime për Objekte të regjistruara/shërbime të veçanta. Në lidhje me Shërbimin Universal Postar Ndërkombëtar, janë regjistruar 74,683 objekte postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit dhe 365,905 objekte hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri

LEXO EDHE:  Punonjësi kishte evituar humbje financiare duke përdorur informacionet e brendshme të Apple

“Për sa i përket shërbimit jo universal, objektet postare të realizuara në tremujorin e dytë 2019 krahasuar me tremujorin e parë 2019 janë ulur për Postën Shqiptare me 134,214 objekte, ndërsa për ofruesit e tjerë të shërbimeve postare janë rritur me 8,148 objekte. Nga krahasimi mbi bazën e periudhave tremujore, konstatohet rënie e pjesëve të tregut të Postës Shqiptare për këtë shërbim, ku nga rreth 67% që zinte në tremujorin e dytë të vitit 2018, pjesa e tregut të Postës Shqiptare për këtë tregues ka arritur në rreth 44%.

Numri i objekteve të shërbimit jo-universal postar për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë të Shërbimeve Postare gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 përbëhej nga 282,784 objekte brenda vendit dhe 15,825 objekte për shërbimin jo-universal jashtë vendit.

Siç vihet re, për sa i përket shërbimit ekspres, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2019 ka pasur rritje të shërbimeve postare ekspres e krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit 2018, sikundër vërehet rritje në shërbimet postare ekspres për tremujorin e dytë të vitit 2019 e krahasuar kjo me tremujorin paraardhës (T1–2019). Gjithashtu, për shërbimin ekspres vërehet një rënie e pjesëve të tregut për Postën Shqiptare, ku nga rreth 42% të tregut për këtë tregues në tremujorin e dytë të vitit 2018, pjesa e tregut të postës shqiptare në tremujorin e dytë të vitit 2019 ka arritur në rreth 25%, përkundrejt rreth 75% të ofruesve të tjerë” nënvizon A

Shërbimi ekspres brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 638,516 objekte postare ose 90%, dhe shërbimi postar ekspres ndërkombëtar në vlerën 73,782 objekte postare ose 10%.

LEXO EDHE:  Navigimi me kamër në Google Maps i disponueshëm vetëm për disa prej jush

Për sa i përket postës ndërkombëtare në shërbimin ekspres, sasia e objekteve hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri paraqitet në vlerën 50,827 objekte postare, shifër kjo dukshëm më e madhe se sasia e objekteve postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit në vlerë 22,955 objekte. /Monitor

Lajmet e fundit>