Analiza

Meshkujt ende të etur për shpenzim në elektronikë

Publikuar , 07 Maj 2010
0
Meshkujt ende të etur për shpenzim në elektronikë

Asociacioni për Elektronik Konsumuese (CEA) ka shpalosur një raport gjatë ditës së sotme duke detajuar se shprehitë e blerjeve në industrinë CE gjatë vitit të kaluar dhe mesatarisht, blerjet e elektronikës konsumuese për shtëpi janë rritur 12 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Mesatarisht shtëpitë shpenzuan 1.380 dollarë në produkte si HDTV dhe kompjuterë mes datës 1 shkurt të vitit 2009 dhe 1 shkurt të vitit 2010. Kjo na paraqet një rritje prej 12 për qind në krahasim me të njëjtat statistika në studimin e CEA gjatë vitit të kaluar.

Jo befasisht, meshkujt kanë tendenca për të shpenzuar më shumë, duke përmbledhur 969 dollarë të blerjeve elektronike konsumuese, ndërsa femrat shpenzojnë vetëm 631 dollarë për elektronikë, duke shënuar kështu edhe një rritje prej 7.4 për qind, respektivisht 13.1 për qind. Mesatarisht, një i rritur amerikan shpenzon 794 dollarë për produkte elektronike në një periudhë prej 12 muajsh.

Statistika tjera interesante përfshini faktin se mesatarisht shtëpitë përmbajnë 25 produkte elektronike, si dhe pronësomi i HDTV-ve është rritur nga 52 në 65 për qind.

LEXO EDHE:  Ky aplikacion ka kaluar edhe Facebook për nga numri i shkarkimeve

Lajmet e fundit>