Lajmet

Mësimi i programimit jashtë orëve mësimore

Publikuar , 27 Prill 2014
0
Mësimi i programimit jashtë orëve mësimore

BN-CJ062_coding_D_20140414062231Me zgjerimin e smartfonëve dhe aplikacioneve mobile që na ndihmojnë edhe për aktivitete ditore si lajmërimi i një taksie apo gjetja e një pike karburanti, softuerët janë bërë pjesë edhe më e rëndësishme e jetës sonë. Historitë e suksesit të disa zhvilluesve aplikacionesh i kanë inkurajuar studentët dhe profesionistët të mësojnë programimin. Michelle Sun, ish analiste e Goldman Sachs vendosi të marrë pjesë në një kamp programimi tre-mujor në Hackbright Academy të Silicon Valley-t pasi vuri re se aplikacioni i saj mobile dështoi për shkak të mungesës së njohurive teknike. Që prej asaj kohe, ajo punon si programiste në Bump, një startup që u ble nga Google si dhe u mëson programim gjimnazistëve në Bay Area.

E frymëzuar nga punonjësi i kaluar Joel Gasoigne – themelues i mjetit menaxhues për mediat sociale, Buffer, i cili e zhvilloi aplikacionin brenda një fundjave për qëllime personale – ajo themeloi një workshop të quajtur First Code Academy gjatë vitit të kaluar për të transmetuar mësimet që kishte marrë. Sun flet mbi jetën e saj të përditshme dhe qëllimet e startup-it të saj me zyra në Hong Kong, First Code Academy.

Si të ka ndihmuar të mësuarit e programimit për të jetuar një jetë “më të zgjuar”?

Sun: Gjatë hackathon-it – konkursi që mbledh së bashku programistë për disa ditë për të zhvilluar aplikacione – skuadra ime krijoi një aplikacion që i mundëson njerëzve të marrin me qira fustane mbëmjesh nga miqtë apo shokët e miqve të tyre. Kjo për të vënë në lëvizje ato fustane që i blejmë njëherë dhe më pas rrinë të mbyllura në dollapet tona. Aplikacioni i ndihmon njerëzit të shpërndajnë garderobët e tyre.

LEXO EDHE:  Apple lëshon paralajmërim të ri për miliona përdorues të iPhone

Cila është gjëja më unike e First Code Academy?

Sun: First Code Academy beson se të mësuarit e programimit është njësoj si të mësosh të mendosh. Programimi i ndihmon njerëzit të venë në punë logjikën. Shumica e orëve të mësimit i bën studentët të dalin jashtë klasës, të angazhohen në aktivitete si dhe të japin ide pafund. Skica e aplikacionit vizatohet në dërrasë, jepen ide prototipesh dhe nxitet mendimi kritik. Klasat tona janë vende ideale për eksperimentim, për krijim dhe shpërndarje.

Cili mendoni se është avantazhi juaj konkurrues në krahasim me startup-e të tjera të botës si Code Club në Mbretërinë e Bashkuar apo General Assembly në Nju Jork?

Sun: Industria është ende në fillesat e saj dhe duhen shumë palë për të rritur ndërgjegjësimin. Mendoj se programimi është një aftësi e rëndësishme për të shkëlqyer në një punë, pavarësisht se çfarë drejtimi zgjedh në karrierë.

Çfarë kualifikimesh kanë instruktorët e programimit? (PCWorld Albanian)

Tags >

programim
Lajmet e fundit>