Harduer

Mësohet data e debutimit të serive OnePlus 8

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Mars 2020
0
Ky do të ishte debutimi i parë i kompanisë në muajin Prill që nga versioni i parë i telefonit OnePlus One në Prill të 2014-ës. Mësohet data e debutimit të serive OnePlus 8

Është spekuluar prej kohësh rreth telefonëve të rinj të OnePlus ndërsa së fundi një informacion i ri ka dalë në dritë. Një raport i publikuar nga TechRadar pretendon se seritë OnePlus 8 do të prezantohen javën e dytë të muajit Prill.

Tradicionalisht kompania prezanton telefonët e rinj në periudhën Maj-Qershor. OnePlus 7 dhe OnePlus 6 debutuan në Maj ndërsa OnePlus 5 në Qershor.

Ky do të ishte debutimi i parë i kompanisë në muajin Prill që nga versioni i parë i telefonit OnePlus One në Prill të 2014-ës.

Megjithatë nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e kompanisë. Sipas spekulimeve kompania ka ndërtuar tre telefonë këtë vit: OnePlus 8, OnePlus 8 Pro dhe OnePlus 8 Lite.

Detajet e plota rreth telefonëve i gjeni në këtë artikull. OnePlus 8 dhe 8 Pro vinë me ekran 6.4-inç dhe 6.7-inç S-AMOLED E3 me korniza anësore të lakuara, kamër selfie “hole-punch” dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz. Të tre telefonët vinë me skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Galaxy S11 do të ketë një ekran me emër ri por a do të jetë teknologji e re

Tags >

OnePlus