Lajmet

Mësoni njohuri fillestare dhe të avancuara pa pagesë në HTML/CSS

Publikuar , 16 Janar 2013
0
Mësoni njohuri fillestare dhe të avancuara pa pagesë në HTML/CSS

Kur dëshironi të krijoni diçka të bukur në ueb, pika fillestare nga duhet të niseni është HTML dhe CSS.

Por, edhe pse ka mjaft materiale për të mësuar këto gjuhë mark-up, shpeshherë nuk është e lehtë të gjesh diçka që t’ia vlejë vërtet.

Prandaj, në këtë artikull do t’ju japim një sugjerim se si mund të merrni pa pagesë leksione fillestare dhe të avancuara.

Dizajnuesi dhe zhvilluesi Shay Howe ka krijuar një përmbledhje mësimesh pa pagesë ku mund të mësoni gjërat bazë të HTML dhe CSS si dhe disa teknika të avancuara për të përmirësuar aftësitë tuaja në këto fusha.

Secili mësim ju prezanton koncepte të ndryshme, së bashku me shembuj me kod dhe vizualë për t’ju ndihmuar të kuptoni më mirë.

Kur të përfundoni secili prej mësimeve, Shay ofron burime të tjera shtesë në mënyrë që të vazhdoni të mësoni më tepër për HTML dhe CSS, pra përtej guidave të tij.

Mësimet e tij janë mjaft mirë të organizuara, të detajuara dhe tepër të vlefshme për ju që keni ndërmend të ndiqni një karrierë në krijim faqesh uebi apo ju që mësoni thjesht për dëshirën tuaj. (PCWorld Albanian)

HTML CSS

LEXO EDHE:  Shtyhet Ethereum Constandinople, zbulohen probleme sigurie

Tags >

programim
Lajmet e fundit>