Lajmet

Mësoni programimin falas nga Harvardi

Publikuar , 06 Janar 2014
0
Mësoni programimin falas nga Harvardi

harward programimNëse keni vendosur që gjatë këtij viti të mësoni programim, atëherë një kurs mjaft i mirë dhe pa pagesë për ta bërë këtë gjë sapo ka filluar: CS50X i Harvardit.

Ai do t’iu mësojë hapat e parë në programimin kompjuterik që nga zeroja. Ju mund të auditoheni online ose madje edhe të provoni ta merrni një certifikatë pa pagesë. Ky kurs është duke u zhvilluar që tani, kështu që mos prisni.

Ja se çfarë thotë Harvardi për këtë kurs: “CS50x është hyrja e Kolegjit të Harvardit në ndërmarrjet intelektuale të shkencës kompjuterike dhe artit të programimit për ata që janë ose nuk janë duke e ndjekur këtë fushë, me ose pa përvojë paraprake në programim. Një kurs i nivelit hyrës i ligjëruar nga David J. Malan, CS50x iu mëson studentëve se si të mendojnë në formë të algoritmeve dhe të zgjidhin problemet me efikasitet. Temat përfshijnë abstraktimin, algoritmet, strukturat e të dhënave, enkapsulimin, menaxhimin e resurseve, sigurinë, inxhinierinë softuerike dhe zhvillimin në ueb. Gjuhët e përfshira janë C, PHP dhe JavaScript, si dhe SQL, CSS dhe HTML. Detyrat janë të frymëzuara nga domeinë të botës reale të biologjisë, kriptografisë, financave, mjekësisë ligjore dhe lojërave. Që nga vjeshta 2013, versioni në kampus i CS50x ishte kursi i dytë më i madh i Harvardit.

Për të shkuar dhe për të marrë pjesë në këtë kurs pa pagesë, ju mjafton të vizitoni këtë lidhje, ku mund të gjeni edhe përshkrimin më të gjerë të kursit, të shikoni se kush janë ligjëruesit dhe të keni mundësi që të filloni ta ndiqni atë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja projekti i bazuar në blockchain që mund të identifikojë videot "deep fake"

Tags >

programim
Lajmet e fundit>