Lajmet

Mësoni shkurtesat e Microsoft Office me KeyRocket

Publikuar , 20 Janar 2013
0
Mësoni shkurtesat e Microsoft Office me KeyRocket

KeyRocket.A mendoni që shkurtesat në tastierë janë humbje kohe? Mendoni sërish: Çdo herë që përdorni tastierën tuaj në vend se të përdorni miun tuaj, vendosni kursorin tuaj, shkoni tek një buton ose meny dhe klikoni, ju jeni duke i kursyer 2-10 sekonda.

Bëjeni atë 20 herë në një orë dhe keni kursyer tre minuta, ndoshta edhe më tepër. Gjatë ditës, kjo nënkupton rreth 25 minuta. Gjatë javës, më tepër se dy orë. Me siguri që keni dëshirë që dy orë në javë t’i kurseni, e pse jo, t’i shpenzoni në punë të dobishme.

Pra, kjo mund të jetë arsyeja pse keni nevojë të mësoni çdo shkurtesë në tastierë.

Natyrisht, vetë procesi i të mësuarit mund t’iu marrë kohë, por më mirë të shpenzoni pak kohë për të kursyer shumë më tepër më vonë. Për këtë mund të përdorni KeyRocket, që ju mëson shkurtesat në tastierë të Windows dhe Office.

Nëse emri tingëllon familjar me ju, ju mund të mendoni me KeyRocket për Gmail, që doli disa muaj më parë si shtojcë për Chrome. Ai është ende në dispozicion dhe ende i dobishëm, por KeyRocketi i ri e sjell atë ide në desktopin tuaj.

Ai funksion kështu: Teksa ju i bëni gjërat në Windows, Word, Excel, PowerPoint, Outlook dhe Visual Studio, softueri iu vëzhgon veprimet. Kur ju klikoni diçka që ka një shkurtesë në tastierë, KeyRocket ju tregon përgjatë një ngritjeje të vogël në kënd të ekranit.

keyrocketMë fjalë të tjera, ju do të mësoni që Ctrl+B është shkurtesa për trashjen e tekstit, Ctrl+Shift+N krijon një follder të ri, Alt+F4 mundëson mbylljen e dritares e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  HP rifreskon linjën e laptopëve ZBook dhe EliteBook

Versioni pa pagesë i KeyRocket ju ofron shkurtesa për Windows dhe Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint ose Outlook).

Duke kaluar në versionin KeyRocket Premium (që kushton 60 dollarë), ju fitoni qasje të plotë në tërë Office-in, madje edhe në Visual Studio.

Do të ishte mirë nëse do të mund të bëhej shtimi pak nga pak i komponentëve, jo çdokush përdor Visual Studio për shembull, por nuk mund të mohojmë efikasitetin e KeyRocket.

Në fakt, nëse dëshironi të mësoni shkurtesa aq shpejt dhe lehtë sa është e mundur dhe kështu të mësoni të punoni më shpejt në proces, ju duhet ta provoni këtë aplikacion. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>