Lajmet

Messenger Kids ka ekspozuar fëmijët tek njerëz të huaj

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Gusht 2019
0
Fëmijët që përdornin aplikacionin Messenger Kids kishin mundur të krijonin biseda në grup me njerëz të paautorizuar. Messenger Kids ka ekspozuar fëmijët tek njerëz të huaj

Facebook pranoi se aplikacioni Messenger Kids ka probleme pasi dy senatorë Amerikan ngritën shqetësimet e tyre rreth tij.

Kompania e përshkroi problemin si një gabim teknik dhe se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Komisioni Federal Tregtare.

Rrjeti social tha se problemi teknik ishe shfaqur në Tetor të 2018-ës. Fëmijët që përdornin aplikacionin Messenger Kids kishin mundur të krijonin biseda në grup me njerëz të paautorizuar.

Ky gabim shkeli premtimin më të madh të kompanisë e cila është ofruar tu japë fëmijëve një mënyrë për të biseduar me miqtë e tyre pa u ekspozuar tek të huajt online.

Senatorët Ed Markey dhe Richard Blumenthal thanë se kompania ka shkelur Aktin për Mbrojtjen e Privatësisë Online të Fëmijëve por Facebook nuk mendon kështu.

Pavarësisht se problemi është prezent që prej Tetorit, vetëm në Qershor ishte zbulua nga Facebook dhe u adresua në 15 Korrik. Skandali i radhës vjen në një moment të vështirë për Facebook i cili është gjobitur nga autoritetet Amerikane me 5 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google zbulon një skemë mashtrimi me 115 aplikacione në Play Store

Lajmet e fundit>