Harduer

Meta anulon planet për një orë inteligjente

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Qershor 2022
Prototipi kishte dy kamera ndërsa përflitet se edhe Apple ka eksperimentuar me një gjë të tillë. Meta anulon planet për një orë inteligjente

Segmentit të orëve inteligjente mund ti shtohet konkurrenca me një lojtar të ri madhor. Sipas një raporti të Bloomberg, kompania mëmë e Facebook, Meta, ka ndërprerë zhvillimin e një ore inteligjente me dy kamera në favor të një veshje tjetër teknologjike.

Ishte planifikuar që kjo orë të debutonte në Pranverën e 2023 me një çmim rreth 350 dollarë duke e bërë orën më të shtrenjtë Android në treg. Pajisja ishte prej dy vitesh në zhvillim dhe dizajnuar me tiparet e një ore inteligjente si komunikim me tekst, gjurmim i aktivitetit, muzikë dhe thuajse çdo gjë që mund të bëni sot me orët Android dhe Apple.

Prototipi kishte dy kamera ndërsa përflitet se edhe Apple ka eksperimentuar me një gjë të tillë. Një kamër prej 5-megapiksel ishte poshtë ekranit dhe një tjetër 12-megapiksel në pjesën e pasme ngjitur me rripin.

Ideja ishte që përdoruesit mjafton të rrotullonin dorën për të shkrepur një foto në momentin e duhur në vend që të luftonin me smartfonin për ta hapur sa më parë dhe kapur momentin.

Kamera thuhet se shkaktoi probleme me përkthimin e sinjaleve të nervave në komanda dixhitale. Kjo sepse Meta ishte duke eksperimentuar me përdorimin e orës si një kontroller dhe shfrytëzonte si një koncept metaverse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SpaceX lançon satelitin e NASA për vëzhgimin e vrimave të zeza