Blog

Meta dëbon influencerin shumë popullor nga Facebook dhe Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Gusht 2022
Ish kikbokseri fitoi famë në 2016-ën kur u largua nga shfaqja televizive Big Brother pas një video ku sulmon një grua u bë publike. Meta dëbon influencerin shumë popullor nga Facebook dhe Instagram

Meta ka vendosur të dëbojë Andrew Tate nga Facebook dhe Instagram për shkelje të politikave të rrjeteve sociale.

Ish kikbokseri fitoi famë në 2016-ën kur u largua nga shfaqja televizive Big Brother pas një video ku sulmon një grua u bë publike.

Më pas ai vazhdoi aktivitetin e tij online me Twitter që e dëboi gjithashtu pasi kishte thënë se femrat duhet të mbajnë përgjegjësi vetë nëse sulmohen seksualisht.

Ai kishte 4.7 milionë ndjekës në momentin që llogaritë e tij u fshinë. Ai numër u rrit me shpejtë nga 1 milionë ndjekës që kishte në Qershor.

Meta tha se kishte vendosur ta dëbonte nga platformat pasi kishte shkelur politikat e saj për organizata dhe individët e rrezikshëm por nuk ofroi më tepër detaje.

Videot e Tate janë shumë popullore në platformat e medias sociale, veçanërisht në TikTok ku videot me hashtagun #AndrewTate kanë mbi 12.7 miliardë shikime. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram do të ketë më shumë reklama