Lajmet

Meta fillon testimin e enkriptimit automatik të mesazheve në Messenger

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Gusht 2022
Ata që janë pjesë e testimeve do të vërejnë mesazhet e tyre të enkriptohen automatikisht që do të thotë se nuk kanë më arsye të përdorin “Secret Conversations” me miqtë. Meta fillon testimin e enkriptimit automatik të mesazheve në Messenger

Prej disa vitesh Meta ka punuar me enkriptimin fundor për aplikacionet e saj të komunikimit, por gjer më sot vetëm WhatsApp e ka të aktivizuar automatikisht.

Meta do të fillojë testimin e enkriptimit fundor për disa përdorues të Messenger bëri të ditur kompania. Ata që janë pjesë e testimeve do të vërejnë mesazhet e tyre të enkriptohen automatikisht që do të thotë se nuk kanë më arsye të përdorin “Secret Conversations” me miqtë.

Gjithashtu kompania do tu japë mundësinë përdoruesve të ruajnë bisedat e enkriptuara të cilat mund ti aksesojnë në rast se humbin telefonin apo të përdorin një pajisje të re.

Për të aksesuar kopjet rezervë, përdoruesit duhet të krijojnë një PIN ose të gjenerojnë kode të cilat duhet ti ruajnë me patjetër.

Si rezultat ata mund të përdorin edhe shërbimet cloud për të ruajtur dhe rikthyer bisedat. Testimi i opsionit të ruajtjes së sigurte të bisedave do të fillojë në Android dhe iOS kësaj jave.

Testimet e tjera përfshijnë funksionalitetet për bisedat e enkriptuara si tërheqja e mesazheve, replikimi i Facebook Stories ndërsa në planet e Meta janë edhe enkriptimi i thirrjeve zanore.

Meta është duke testuar edhe në Instagram për mesazhet dhe thirrjet e enkriptuara. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Administratorët mund të bëjnë para nga grupet e Facebook