Biznes

Meta gjobitet 265 milionë euro në Evropë për ekspozim të të dhënave të përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Nëntor 2022
Është gjoba e dytë lëshuar nga Autoriteti Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave pas një gjobe 405 milionë euro në Shtator. Në vetëm 18 muajt e fundit Meta është gjobitur me 1 miliardë euro. Meta gjobitet 265 milionë euro në Evropë për ekspozim të të dhënave të përdoruesve

Meta është goditur nga një gjobë prej 265 milionë eurosh sepse kishte dështuar të parandalonte grumbullimin e numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera të iliona përdoruesve.

Është gjoba e dytë lëshuar nga Autoriteti Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave pas një gjobe 405 milionë euro në Shtator. Në vetëm 18 muajt e fundit Meta është gjobitur me 1 miliardë euro.

Penaliteti ishte në përgjigje të rrjedhjes së të dhënave të 533 milionë përdoruesve të Facebook në Prill të vitit të kaluar. Ato të dhëna përfshinin numra telefoni, adresa e-mail, vendndodhje, informacione që mund të përdoreshin për sulme phishing apo të ngjashme.

Asokohe Meta fajësoi “aktorë të këqij” por autoritetet Irlandeze thanë se kompania nuk kishte përmbushur obligimet e GDPR.

Vitin e kaluar autoritetet gjobitën Meta me 225 milionë euro sepse nuk kishte treguar mënyrën sesi ndan të dhënat e përdoruesve Evropian të WhatsApp me Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni WhatsApp në Windows funksionon pa pasur nevojë për telefonin e lidhur në internet