Lajmet

Meta ndërmerr veprime ligjore kundër grumbullimit të të dhënave

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Korrik 2022
Është hera e parë që Meta përdor një veprim ligjor kundër grumbullimit të të dhënave. Meta ndërmerr veprime ligjore kundër grumbullimit të të dhënave

Meta ndërmori veprime ligjore ndaj dy kompanive të njohura të grumbullimit të të dhënave. ditën e Marte Meta paditi në gjykatë kompaninë Octopus dhe një individ me emrin Ekrem Ates.

Sipas Meta i pari është një filial Amerikan i një kompanie Kineze shumëkombëshe e cila ofron grumbullim të dhënash për individë dhe kompani.

Octopus shet softuerë ku njerëzit mund të realizojnë fushatat e tyre të grumbullimit të të dhënave. Sipas Meta ky program kompromenton llogaritë Facebook dhe Instagram të përdoruesve përpara se të fillojë marrjen e të dhënave prej tyre.

Më pas softueri merr numra telefoni, datëlindje dhe informacione personale të çdo mik Facebook dhe Instagram të llogarisë së kompromentuar.

Për rastin e Ekrem Ates, kompania thotë se ka përdorur llogari Instagrami të automatizuara për të grumbulluar informacione për më shumë se 350 mijë përdorues Instagrami dhe më pas i publikonte ato në një seri uebsajtesh të klonuara ku të tjerët mund të shikonin të dhënat e individëve pa dijeninë e tyre.

Që nga fillimi i 2021 Meta ka ndërmarrë hapa kundër Ates si dhe revokuar autorizimin për akses në shërbimet e tij. Është hera e parë që Meta përdor një veprim ligjor kundër grumbullimit të të dhënave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Droni i parë Shqiptar që dëshmon kapacitetet e Shqipërisë në teknologji dhe inovacion