Lajmet

Meta ndryshon politikën e privatësisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 27 Maj 2022
Kompania është kritikuar në të kaluarën nga autoritetet rregullatorë për përdorimin e të dhënave të konsumatorëve. Meta ndryshon politikën e privatësisë

Miliona përdorues të produkteve të Meta përfshirë Facebook dhe Instagram do të marrin një njoftim në lidhje me politikat e përditësuara të privatësisë.

Meta tha se ndryshimet duhet ta bëjnë më të thjeshtë për konsumatorët të kuptojnë çfarë informacionesh përdor platforma.

Kompania është kritikuar në të kaluarën nga autoritetet rregullatorë për përdorimin e të dhënave të konsumatorëve.

WhatsApp dhe produktet tjera nuk mbulohen nga përditësimi.

Meta thotë se ndryshimet nuk do të lejojnë kompaninë të grumbullojë, përdorë dhe ndajë të dhënat në mënyra të reja. Kryesisht janë ndryshime ku përdoruesit mund të kontrollojnë sesi informacioni i tyre përpunohet.

Një opsion i ri ju jep mundësinë përdoruesve të kontrollojnë kush shikon postimet e tyre. Kompania do të përditësojë edhe termat e saj të shërbimit.

Gjithashtu Meta thotë se do të ofrojë më shumë detaje lidhur me llojet e palëve të treta me të cilët ndan dhe merr informacionin apo sesi informacioni kalon nëpër produktet e kompanisë.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi më 26 korrik. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pas 30 vitesh EA vendos të braktisë video lojërat me brendin e FIFA