Blog

Meteorologët të shqetësuar për 5G-në

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Interferencat e shkaktuara nga 5G mund të vonojnë raportimin e informacioneve shumë të rëndësishme të motit për publikun. Meteorologët të shqetësuar për 5G-në

Sinjalet e satelitëve të parashikimit të motit mund të interferohen nga rrjetet 5G paralajmëruan meteorologët.

Parashikuesit e motit në SHBA kanë shprehur shqetësim për interferencat e valëve 5G edhe më parë ndërsa grupe shkencore tashmë kanë paralajmëruar autoritetet vendase lidhur me shqetësimet e tyre.

Në një letër të përbashkët grupet shkencore kanë thanë se janë shumë të shqetësuar për situatën. Ata kanë kërkuar që tenderët për dhënien e frekuencave 5G të shtyhen.

Interferencat e shkaktuara nga 5G mund të vonojnë raportimin e informacioneve shumë të rëndësishme të motit për publikun sipas Unionit Amerikan Gjeofizik, Shoqërisë Amerikane të Meteorologjisë dhe Shoqatës Amerikane të Motit.

Ata argumentuan se rrjetet e parashikimit të motit mbi të cilat bazohen janë jetike dhe shumë të rëndësishme jo vetëm për sigurinë e publikut por edhe hulumtimeve shkencore.

Satelitët dërgojnë imazhe të Tokës tek meteorologët por gjithashtu edhe informacione të mijëra sensorëve të vendosura në tokë.

Nga ana tjetër kërkohet që frekuencat 1,675 deri në 1,680Mhz të përdoren për 5G dhe një bllokimi i këtij plani mund të dëmtojë perspektivën Amerikane për të fituar garën 5G.

Kompanitë që mbështetin 5G në këto frekuenca thonë se parashikuesit e motit mund të shkarkojnë të dhënat e motit nga interneti.

Megjithatë sipas NOAA dërgimi i imazheve të mbarë Tokës përmes internetit është një proces shumë i ngadaltë. Në Qershor të 2019-ës krijimi i një imazhi të plotë meteorologjik të Tokës kërkonte mes 3 deri në 7 minuta shumë të çmuara për buletinet e motit.

Por GSMA, një organizatë që përfaqëson operatorët celularë në mbarë botën, thotë se 5G dhe sensorët e parashikimit të motit mund të bashkëjetojnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Refuzimi i teknologjisë 5G të kompanive Kineze do ti kushtojë operatorëve Evropianë 55 miliardë euro

Tags >

5G
Lajmet e fundit>