Lajmet

Metodologjia e re e kërkimit në Facebook mund të zbulojë përmbajtje të sikletshme nga e kaluara

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Metodologjia e re e kërkimit në Facebook mund të zbulojë përmbajtje të sikletshme nga e kaluara

1418109029464Facebook ka filluar të publikojë një funksion të ri kërkimi të fjalëve kyçe këtë javë që iu mundëson përdoruesve një zbulim të shpejtë dhe të lehtë të përmbajtjeve dhe postimeve. Është ndryshe nga “Graph Search”, të cilën Facebook e lançoi vitin e shkuar si përgjigje ndaj përshtypjeve të përdoruesve. “Graph Search” u krijonte mundësi përdoruesve të rrjetit social të kërkonin për individë dhe faqe, ose fjali të pa plota si për shembull, “Miqtë e mi që pëlqejnë PCWorld Albanian”.

Por nëse përpiqeshit të kërkonit termin “rissoto” me qëllim zbulimin e një recete të tillë postuar nga miqtë tuaj kohë më parë, ju menjëherë do të ridrejtoheshit për tek një faqe restoranti në Facebook e quajtur Rissoto Bar. Po tashmë, kërkimi përmes fjalëve kyçe do të funksionojë ngjashëm me Google. Kërkoni termin “risotto”në Facebook dhe menjëherë do të shfaqen të gjitha përmbajtjet e postuara nga miqtë tuaj të cilët kanë përmendur këtë pjatë italiane përfshi, madje edhe atë që ju mund të jeni duke kërkuar.

“Tashmë më një kërkim të shpejtë, mund të gjeni edhe një video nga diplomimi juaj postuar vite më parë ose edhe një artikull lajmesh të cilën keni pasur dëshirë ta lexonit” tha një zëdhënës i Facebook. Këto përditësime janë dizenjuar edhe për platformat mobile duke filluar me Facebook për iPhone, krahas platformave desktop. Zëdhënësi në fjalë tha se implementimi i kërkimit të termave dhe fjalëve kyçe do të kryhet brenda një jave dhe fillimisht do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Facebook në SHBA. Gjithashtu ai theksoi se nuk do të kishte ndryshime të privatësisë në rrjetin social dhe kërkimet e përdoruesve do të zbulonin vetëm postime të cilat janë të ndara me kërkuesit ose që janë publike.

LEXO EDHE:  Gjigandët Amerikane të çipeve kërkojnë lehtësimin e sanksioneve ndaj Huawei

Por kjo mundet të shërbeje edhe si një mënyrë për të kërkuar përmbajtje të postuara më të cilat do dëshironit të fshinit përpara se të bëhen lehtësisht të zbulueshme. Pra kjo metodologji në Facebook mund të zbulojë përmbajtje të sikletshme nga e kaluara. Ky ndryshim i ri ngjason më një lëvizje e cila përpiqet të zbehë sadopak dominimin e Google dhe krahas kësaj reklamimi në rrjetin social do të kishte përfitime të mëdha, sepse produktet e reklamuara do të mund të kërkohen dhe zbulohen më lehtësisht. Në Facebook ekziston një informacion i shumtë i cili nuk është i aksesueshëm nga çdokush në çdo vend. Ky ndryshim në kërkim, do të bëjë këtë informacion të disponueshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm nga të gjithë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>