Lajmet

MetroStore Scanner: Windows Store kalon 40 000 aplikacione

Publikuar , 30 Janar 2013
0
MetroStore Scanner: Windows Store kalon 40 000 aplikacione

WindowsStoreAppAplikacionet për Windows 8 sapo kanë kaluar shifrën e 40 000 të tillave të disponueshme në Windows Store.

Këto të dhëna vijnë në fakt jo zyrtarisht nga Microsoft-i, por nga MetroStore Scanner.

Ditën e martë numri i aplikacioneve të regjistruara ishte 40 158.

Edhe pse shifra 40 000 është larg asaj të vendosur si qëllim (100 000) në tremujorin e parë që prej prezantimit, akoma edhe më larg nga mbi 700 000 aplikacione të disponueshme për iOS dhe Android.

Në frontin e analistëve kanë filluar të shprehen shqetësimet e para. Pasi u regjistruan 20 000 aplikacione një muaj pas lançimit dhe 35 000 të tilla dy muaj më vonë, në periudhën fund i dhjetorit – fund i janarit u shtuan vetëm 5000 aplikacione, bazuar në të dhënat e MetroStore Scanner.

Megjithatë, Windows Store nuk do ti nxjerr në pah numrat. Ajo që ka rëndësi është që platforma të ofrojë aplikacione me cilësi më të lartë se ato që ofrohen për iOS dhe Google, të paktën nëse do të konkurrojë fort me to. Por në këtë aspekt, Windows Store ka ende mungesa. Përgjithësisht emrat e mëdhenj të aplikacioneve më të përdorura nuk i kanë përshtatur akoma ato edhe për sistemet Windows.

Apple App Store arrin 40 miliardë shkarkime

Sigurisht që Microsoft-i ka ende punë të madhe për të bërë. Nga ana tjetër, kompania po përpiqet të investojë në zhvilluesit e aplikacioneve, por nuk ofron para për ta, në ndryshim nga RIM, të cilët po përpiqen me të gjitha mënyrat për të tërhequr zhvilluesit duke u dhënë atyre 100 $ për çdo aplikacion që aprovohet në dyqanin online.

Dhe duhet thënë se kjo mënyrë ka filluar të japë frytet e veta… (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Qendra Laboratorike ICTSlab organizon për fëmijët 7-14 vjeç ICT Summer Bootcamp

metrostore

Lajmet e fundit>