Lajmet

Krahas laptopit Surface Microsoft lançoi edhe mausin Surface Arc

Publikuar , 04 Maj 2017
0
Kur kompania prezantoi laptopin e ri Surface i cili del në shitje më 15 Qershor, së bashku me të erdhi edhe mausi Arc i Microsoft dhe bart emrin Surface. Krahas laptopit Surface Microsoft lançoi edhe mausin Surface Arc

Microsoft mund të jetë një fillestar në botën e laptopëve dhe tabletëve por zotëron goxha eksperiencë kur bëhet fjalë për aksesorët periferikë.

Kur kompania prezantoi laptopin e ri Surface i cili del në shitje më 15 Qershor, së bashku me të erdhi edhe mausi Arc i Microsoft dhe bart emrin Surface.

Një pasardhës  Arc Touch Mouse, Surface Arc kushton 80 dollar dhe karakterizohet nga një “touchpad” i madh në pjesën frontale. Megjithatë mausi ende mund të përdoret si një maus normal.

Duke qenë se është një pajisje Surface, Microsoft është siguruar që të ketë cilësinë më të lartë të ndërtimit. Ai mund të transformohet në një maus të sheshuar për përdorim më të lehtë.

Lidhja me kompjuterin realizohet përmes teknologjisë wireless të Bluetooth 4.0 dhe funksionon deri në 5 metër larg tij. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook ju tregon arsyen rreth reklamave që ju shfaqen

Lajmet e fundit>