Lajmet

Microsoft adreson një problem kritik sigurie në Word

Publikuar , 11 Prill 2017
0
Dridex është dizenjuar për të infektuar kompjuterat e viktimave dhe vjedhur kredenciale bankare. Në 2015-ën raportohet se hakerat kishin vjedhur 20 milion paund nga një bankë britanike me këtë maluer. Microsoft adreson një problem kritik sigurie në Word Photo Source: Getty Images

Një dobësi sigurie në aplikacionin Word të suitës së produktivitetit Office, është përdorur për të vjedhur kredenciale të llogarive bankare tha Microsoft.

Problemi zero-ditor është raportuar gjatë fundjavës. Më pas ditën e Hëne firma e sigurisë Proffpoint tha se kishte zbuluar një fushatë e-mail-esh i cili shfrytëzonte këtë dobësi sigurie për të instaluar maluerin Dridex.

Dridex është dizenjuar për të infektuar kompjuterat e viktimave dhe vjedhur kredenciale bankare. Në 2015-ën raportohet se hakerat kishin vjedhur 20 milion paund nga një bankë britanike me këtë maluer.

TË NGJASHME >

Microsoft nuk dha informacion nëse ky maluer prek edhe versionin për Mac të Word. Në Office 2010 hulumtuesit e sigurisë të Proofpoint ishin në gjendje të kompromentonin tërësisht sistemin operativ. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft bën atë që nuk pritej me Windows 7